Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.
Welcome
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 41 më Wed Jul 22, 2015 9:06 am
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 


Tema Fundit
» si e mendoni ju veten tuaj dhe pse
Fri Jul 25, 2014 2:50 am nga tereza

» cfare jan meshkujt?
Thu Jul 24, 2014 2:12 pm nga tereza

» Filloni nje dialog me fjalen "MOS"
Thu Jul 24, 2014 10:57 am nga tereza

» Realizimi i endrres sime per te ardhmen......
Thu Jul 24, 2014 10:55 am nga tereza

» Nje sygjerim se si mund te prezantoni veten!!
Thu Jul 24, 2014 10:51 am nga tereza

» divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje???
Thu Jul 24, 2014 10:48 am nga tereza

» Synimet, ambiciet tona ne jete?
Thu Jul 24, 2014 10:45 am nga tereza

» cilen kenge preferoni me shume edhe pse???
Thu Jul 24, 2014 10:42 am nga tereza

» I ndalohet rreptesisht nje femre.....
Thu Jan 09, 2014 9:13 am nga Gangsterja

Social bookmarking

Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of Shqiptar on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of Shqiptar Forum on your social bookmarking website

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Mundësuar

Ali Podrimja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Ali Podrimja

Mesazh nga Admin_ergis prej Thu Feb 17, 2011 6:59 am

Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë, Kosovë,
ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se
dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më
tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në
shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një
sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën)
dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
[redakto] Biografia


Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi
shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht.
Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit
janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e
Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret
me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e
armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për
Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në
Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie,
që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe
shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri
nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë
përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta
stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)Diellin tënd verbuar e kanë tytatE vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali
Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më
pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake
Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963),
Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e
tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë
bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari,
Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur
(1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern,
këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga
disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si
fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai
vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi
metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta
apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur
përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur
ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të
dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe
euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali
Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen
si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër
kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e
cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të
krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në
shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se
në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të
veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar,
të ndryshëm nga të tjerët.
Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz.
Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më
pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të
birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në
të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të
huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e
padukshme, dhe simbolet e papritura.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi