Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.
Welcome
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 41 më Wed Jul 22, 2015 9:06 am
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 


Tema Fundit
» si e mendoni ju veten tuaj dhe pse
Fri Jul 25, 2014 2:50 am nga tereza

» cfare jan meshkujt?
Thu Jul 24, 2014 2:12 pm nga tereza

» Filloni nje dialog me fjalen "MOS"
Thu Jul 24, 2014 10:57 am nga tereza

» Realizimi i endrres sime per te ardhmen......
Thu Jul 24, 2014 10:55 am nga tereza

» Nje sygjerim se si mund te prezantoni veten!!
Thu Jul 24, 2014 10:51 am nga tereza

» divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje???
Thu Jul 24, 2014 10:48 am nga tereza

» Synimet, ambiciet tona ne jete?
Thu Jul 24, 2014 10:45 am nga tereza

» cilen kenge preferoni me shume edhe pse???
Thu Jul 24, 2014 10:42 am nga tereza

» I ndalohet rreptesisht nje femre.....
Thu Jan 09, 2014 9:13 am nga Gangsterja

Social bookmarking

Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of Shqiptar on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of Shqiptar Forum on your social bookmarking website

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Mundësuar

Fan Noli jeta dhe veprat e tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Fan Noli jeta dhe veprat e tij

Mesazh nga Admin_ergis prej Thu Feb 17, 2011 12:18 pm



Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian
Noli, është lidhur me gjithë kulturën
e re shqiptare të shekullit tonë. Për
fat të keq si shume artistë të mëdhenj
shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis
këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm
për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi
gjëra madhështore që e lartësuan
dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë
energjike të përditshme iu përkushtua
pavarësisë e tërësisë tokësore
të atdheut dhe sidomos demokratizimit të
jetës shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza,
një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës,
si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin
për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet
e temperamenti, si një copëz e shkëputur
nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të
pastër botën shqiptare, kulturën e
gjerë popullore, mori informacionin e parë
për historinë e Shqipërisë e jetën
e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht
shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin
1900, në moshën 18 vjeçare, ai u
largua nga vendlindja për të mos u kthyer
dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë
antike greke, me letësinë evropiane e sidomos
me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën
për ta zgjeruar kulturen e vet, dëshirë
që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij
deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa
të gjera, shëndetlig, por i guximshëm
e me një intuitë të zhvilluar, i hyri
rrugës së studimeve, që për të
ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin
mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj
mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat
do të mund t'i vazhdonte shumë më vonë,
në një moshë të madhe. (Vetëm
me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per
arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare,
mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare
mori doktoratën e filozofisë për histori).
Për të siguruar jetesën hyri në
një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler
në një teater. Herë-herë luante
edhe ndonjë rol të vogël , por puna
në teater nuk i vleu më tepër, sepse
e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi",
në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej
sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për
liri), dhe me vonë dramën në shqip
"Izraelitë e filistinë". Më
1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet
si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh
me patriotë të shquar të kolonisë
shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani
Vruhon, të cilët luajtën një rol
të rëndësishëm për drejtimin
që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e
lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare
edhe ai po në këtë kohë përktheu
në greqisht veprën e Sami Frashërit
"Shqipëria ç'ka qenë, ç'është
e ç'do të bëhet". Më 1906
Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët
e kolonisë së Egjiptit për organizimin
e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve
të atjeshëm. Brenda një kohe të
shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë",
që më pas u shkri në federatën
"Vatra"si dhe gazetën "Dielli".
Në Amerikë ai u detyrua të bëjë
një punë të rëndë që
të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe
të jetës politike të Nolit, më
e rëndësishmja është shkëputja
e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër
propagandës shoviniste greke. Për këtë
qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift
dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi
përktheu shumë libra të ndryshëm
të kishës në gjuhën shqipe.

Kur u shpall Pavarësia, Noli
përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit,
ndërkohë që kishte bërë edhe
një udhëtim nëpër Evropë
për të mbrojtur çështjen shqiptare.
Periudha më e rëndësishme e aktivitetit
të tij në të gjitha fushat është
dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku
me patriotë të tjerë, u përpoq
dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë
në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe
veprën e rëndësishme "Historia
e Skënderbeut".
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës
demokratike, Noli zhvilloi një luftë të
ashpër në Parlament dhe jashtë tij
kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale,
duke ngritur zerin për vendosjen e lirive demokratike
dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij
mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë shënoi
fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.

Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i
qeverisë së re, që doli prej tij, që
ishte qeveria me përparimtare në Ballkan.
Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik,
por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik
në Shqipëri u gjend menjëherë
i rrethuar nga qëndrimi armiqsor i Fuqive të
Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të
shteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte
një përpjekje të jashtëzakonshme
që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohe
gjithë forcat reaksionare të vendit, të
kryesuara nga A.Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria
jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë
biellogardistë arritën ta rrëzojnë
qeverinë demokratike, e cila duke mos patur kohë
të realizojë reformat e shpallura, sidomos
reformen agrare, mbeti e shkëputur nga populli.
Noli u detyrua të mërgojë jashtë
vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në
mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë
në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin
Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar.
Në organin "Liria Kombëtare"
Të këtij Komiteti që dilte në
Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që
demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë,
fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë
e tij më të mira. Noli u end nëpër
Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar
së punuari për Shqipërinë, me
shpresë se do të vinte një ditë
që ai të kthehej përsëri. Por
më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft
pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën
dhe u largua për në Amerikë për
të mos e parë më kurrë atdheun.
Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë
shpirtërore të tij në këtë
kohë e shpreh poezia "Moisiu në mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë

I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
Përveç veprimtarisë shumë të
rëndësishme politike, poetike e publiçistike,
gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli
përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat
e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në
gjithë këtë veprimtari politike, patriotike,
artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent.
Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte,
shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte
klasa që ai urreu për vdekje, klasa për
të cilën ai s'pati kurrë ndonjë
iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës
shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi
nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.

Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare,
me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni
dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin
e veprimtarive të kishës shqiptare në
Amerikë, e cila shërbente si qendër
e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli
mbeti deri në fund të jetës së
tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare,
te i cili vepron me të njëjtën forcë
intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit,
ky patriot i madh që shkriu gjithçka për
Shqipërinë, për fat të keq vdiq
larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen
edhe sot eshtrat e tij.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi