Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.
Welcome
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 41 më Wed Jul 22, 2015 9:06 am
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 


Tema Fundit
» si e mendoni ju veten tuaj dhe pse
Fri Jul 25, 2014 2:50 am nga tereza

» cfare jan meshkujt?
Thu Jul 24, 2014 2:12 pm nga tereza

» Filloni nje dialog me fjalen "MOS"
Thu Jul 24, 2014 10:57 am nga tereza

» Realizimi i endrres sime per te ardhmen......
Thu Jul 24, 2014 10:55 am nga tereza

» Nje sygjerim se si mund te prezantoni veten!!
Thu Jul 24, 2014 10:51 am nga tereza

» divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje???
Thu Jul 24, 2014 10:48 am nga tereza

» Synimet, ambiciet tona ne jete?
Thu Jul 24, 2014 10:45 am nga tereza

» cilen kenge preferoni me shume edhe pse???
Thu Jul 24, 2014 10:42 am nga tereza

» I ndalohet rreptesisht nje femre.....
Thu Jan 09, 2014 9:13 am nga Gangsterja

Social bookmarking

Social bookmarking Digg  Social bookmarking Delicious  Social bookmarking Reddit  Social bookmarking Stumbleupon  Social bookmarking Slashdot  Social bookmarking Furl  Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  Social bookmarking Blinklist  Social bookmarking Blogmarks  Social bookmarking Technorati  

Bookmark and share the address of Shqiptar on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of Shqiptar Forum on your social bookmarking website

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Mundësuar

Historia e popullit Shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

default Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:51 am

Ne kete teme do postoj te plote tekstin e Akademise se Shkencave te Shqiperise te titulluar Historia e Popullit Shqiptar,
botim i vitit 2002. Nga disa pjese te historise qe kam postuar me pare
(botim i vitit 1986) ndonje nga anetaret pati rezerva per faktet e
shkruara aty. Ketu ne forum ne diskutojme shume here per ngjarje
historike, shpesh duke perdorur dijet tona si dhe referenca nga studiues
dhe materiale te huaja. Perpos kesaj teme do hap dhe nje tjeter ku te
mund te diskutojme per ndonje paqartesi ose replike ne lidhje me faktet
historike qe do postohen. Lexim te kendshem.








P A R A T H Ë N I E

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së
Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965,
përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e
Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.

Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të
botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të
ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për
diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi
të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e
shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare.
Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr.
Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali. Në
vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të
dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të
brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më
1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga
lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana,
1985.

Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i
parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por
të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh:

Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti. Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.

Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.

Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.

Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI)
sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.

Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti.










__________________

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Ilirët

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:52 am

ILIRËT






K R E U I




LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSISË PRIMITIVE





1. SHFAQJA E SHOQËRISË NJERËZORE. PALEOLITI



Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore


Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e
majmunëve antropoidë u formuan grupet e para të njerëzve primigjenë.
Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një procesi
shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.

Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive
njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja
palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën
afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet
nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i
ulët, që zë një pjesë të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në
kohën e vërshimit të akullnajave Riss.

Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë
shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm
(100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej
stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë
shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin
drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla
vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në
stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e
Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në
rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla
ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet
musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të
Malit të Zi etj..

Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin
e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim
me pitekantropin e paleolitit të ulët. Dyndja nga veriu në jug e
akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë
klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të
Shqipërisë u formuan akuj të përhershëm, që zbritën deri në
lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve
klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra
qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas
tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e
klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor,
bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër
etj..

Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të
përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj
kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u strehua në shpella
pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin
zënë që më përpara këto vend-strehime natyrore. U vesh duke
shfrytëzuar lëkurët e kafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të
cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhe bishave të
egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit,
duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh
në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një arritje
shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parën herë
zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë
përfundimisht nga bota e kafshëve.

Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të
gatshme në natyrë dhe sidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin
kryesor të veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe të
zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me
përgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri
dilte për gjah ose merrej me përgatitjen e veglave të punës dhe të
armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet e nivelit të
atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm
në mënyrë kolektive. Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e
lidhjeve të brendshme midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me
krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e bashkësisë
primitive.



Lindja e gjinisë matriarkale



Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë më gjerë. Vegla pune të kësaj
periudhe janë zbuluar me shumicë në sipërfaqen e stacionit të
Xarës (Xara II), në shpellën e Shën Marinës në Bogas të Sarandës,
në shpellën e Konispolit, në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe në
Gajtanin III, pra në një rreze të tillë që nënkupton shtrirjen e
vendbanimeve të kësaj kohe në pjesën më të madhe të territorit të
Shqipërisë. Këto materiale përbëhen kryesisht nga vegla stralli të
tipit aurinjacien, të një përvoje më të përparuar teknike dhe
me forma më të larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gërryese.
Së bashku me veglat prej stralli në depozitën rrëzë Dajtit janë
gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat në këtë kohë marrin një
përdorim të gjerë krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit.
Në shtresën paleolitike të shpellës së Shën Marinës përveç veglave të
punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, si dhe fosile kafshësh të
pleistocenit të vonë (capra ibex - dhi e egër), që tregojnë për një
faunë të ngjashme me atë të paleolitit të mesëm, gjë që është dhe e
kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi të ishte e ftohtë dhe e
lagësht si më parë.

Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të
shpellës së Konispolit I, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri
veglash pune të përgatitura nga gur-stralli i bardhë me retush të
varfër, kocka kafshësh të egra si edhe farë rrushi të egër
dhe thjerrëza të karbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun
Lindor paraneolitik. Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë
etapë të fundit të zhvillimit paleolitik të vendit tonë, të jetë mjeti
kryesor i sigurimit të ushqimit. Madje në këtë kohë përsosen dhe më
tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve të
gatshme, gjithashtu, mbetet një nga mënyrat e sigurimit të ushqimit të
përditshëm.

Gjatë kësaj epoke përfundon procesi i gjatë dhe i ndërlikuar i
antropogjenezës. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani
në tipin e njeriut të sotëm - homo sapiens. Si rrjedhim i përsosjes së
veglave të punës prej stralli e kocke u rrit ndjeshëm mundësia e
sigurimit më me shumicë të produkteve ushqimore, gjë që solli
ndryshime dhe në organizimin e bashkësisë primitive.

Formohen tani grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuar jo
vetëm nga forma e përbashkët e prodhimit, por edhe nga lidhjet e
gjakut dhe nga origjina e tyre e përbashkët. Gradualisht kalohet në
bërthamën e parë të organizimit shoqëror, në gjininë
matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë
në ekonomi dhe në jetën shoqërore të kësaj bashkësie gjinore. Forma
kryesore e familjes në këtë gjini ishte martesa me grupe, prej së cilës
origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet nënës.

Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000-7 000 vjet p.e. re ndodhën
ndryshime të mëdha në florën dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht
edhe në territorin e Ballkanit. U zhdukën të gjitha kafshët tipike të
pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse një pjesë e kafshëve
që vazhduan të jetonin ndryshuan përhapjen gjeografike. Në kushtet e
reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi të kalojë nga
ekonomia që mbështetej në gjuetinë e mbledhjen e produkteve të
gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë primitive.

Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave të
punës, të cilat janë bërë nga ashkla stralli shumë të vogla me forma
të rregullta gjeometrike, si trekëndësha, trapezoidale, në formë
segmenti etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite. Në
territorin e Shqipërisë vendbanime mezolitike janë zbuluar në
shpellën e Konispolit (Konispol II) dhe në Kryegjatë. Në të dyja këto
vendbanime veglat prej stralli janë të cilësisë shumë të mirë, kanë
forma tipike mezolitike, me retush të imët të cilësisë së
lartë. Në Konispol ato janë datuar saktësisht në vitet 8 500 p.e. sonë
(në bazë të C14).

Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (rrethi
i Skraparit), ku janë zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Këto
vegla janë gjetur së bashku me fragmente enësh shumë primitive, fakt që e
daton Vlushën në fillimet e epokës neolitike. Sidoqoftë, ato i takojnë
një kulture me tradita të forta mezolitike, dhe Vlusha përfaqëson një
kulturë që vë në lidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit me
fillimet e epokës së neolitit. Të marra së bashku, Konispoli II,
Kryegjata dhe Vlusha, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për
formimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Neoliti

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:53 am

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson etapën e
fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai
përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga
fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë. Arkeologjikisht neoliti
ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë.
Në këtë të fundit përfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti
(nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër dhe greq. lithos - gur), që
përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit.

Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë zbuluar e gërmuar një numër i
madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e
Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi, në Burimas, në
Podgorie, në Barç e në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të
Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në
Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rajcë e në Rashtan
të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është
njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka
pasur kushte shumë të mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonën më të
pasur e më të zhvilluar kulturore të neolitit si edhe pellgun ku
mund të ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturës neolitike në
gjithë shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura në këto qendra
prehistorike, krahas atyre të dala në dritë shumë kohë më parë si në
Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit, kanë
dhënë mundësi që të njihen aspekte të ndryshme të jetës
ekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit
tonë, ndërsa përhapja e gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve
rastësore neolitike ka treguar se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i
banuar dendur dhe pa ndërprerje.

Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë
të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e
cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të
butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim
edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.

Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit
të arrijë në një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë
kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siç ishte në paleolit, shndërrohet
tani, pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e
zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të
cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta
të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme.
Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe
endja, teknika e ndërtimit të banesave etj.. Përsoset në këtë kohë edhe
teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim
të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të
gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalin dhe
veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e
metalurgjisë në vendin tonë.

Në këto periudha të largëta të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim
zakonisht nëpër tarraca lumore, pranë burimeve ose në vende me toka
pjellore dhe të pasura me pyje që strehonin shumë kafshë të egra. Por
krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat
(shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat
paraqiten dy llojesh: në formë gropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të
ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht këto
kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dy dhomëshe. Muret e
tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në
njërën ose në të dy faqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte;
në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh për të izoluar
lagështirën. Në Dunavec dhe në Maliq të Korçës janë zbuluar banime të
ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një
platformë prej trarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin
banesat (kasollet) të shtruara me baltë. Palafiti i Maliqit ka qenë i
rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo nga rreziqe
të tjera.



Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale


Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se
bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek
ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun
e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.. Toka punohej cekët me shat
prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të
tokës. Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të
drithërave. Këtë e tregojnë farërat e karbonizuara të zbuluara në
shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret e
banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siç i gjejmë
në vendbanimet më të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.).

Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të
ndryshme të kulturës, janë zbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish
të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët
neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata
siguronin qumështin, mishin, leshin, lëkurën etj.. Një pjesë të këtyre
produkteve ata i siguronin dhe nëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra,
kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu në qendrat e banuara
të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera
të gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve
primitivë edhe brirët me të cilët bënin vegla të ndryshme bujqësore, si
shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirë sidomos në
vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë
pesha rrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e
sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit
ishte dhe peshkimi.

Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe
të endnin prej saj rroba me anë të vegjës primitive vertikale. Këtë
e tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat për tërheqjen e fijes
në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë. Që në etapën më të hershme të
neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë si kudo
gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe.
Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve
bujqësore, ishte i lidhur me punën e gruas. Çdo bashkësi neolitike i
përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. Ato punoheshin me dorë në
forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose
pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik.

Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e
vet në shtimin e llojeve të veglave të punës dhe në përmirësimin teknik
të punimit të tyre, në zhvillimin e formave të tilla të ekonomisë, siç
ishin bujqësia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe në organizimin
shoqëror, që u pasqyrua në përmirësimin e mëtejshëm të
strukturës gjinore. Gjinia matriarkale e lindur që në paleolitin e
lartë dhe e zhvilluar dalëngadalë gjatë mezolitit arrin tani fazën e
lulëzimit të saj. Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor
ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqësisë primitive, e cila
duke qenë punë e gruas, i jepte asaj një vend me rëndësi në prodhimin
shoqëror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dëshmon se
ajo kishte një pozitë parësore në gjini. Martesa me grupe,
karakteristike për periudhën e hershme të matriarkatit, zëvendësohet
tani në periudhën e lulëzimit të saj me një formë të re më të përsosur,
me martesën me çifte.

Gjatë gjithë kohës së neolitit, gjinia mbetet e vetmja njësi
shoqërore dhe ekonomike në bashkësinë primitive. Në këtë gjini
kishte jo vetëm bashkësi familjesh me çifte, por edhe një organizim pune
dhe konsumi kolektiv. Puna e përbashkët i shpinte njerëzit në pronën e
përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.
Ndërmjet gjinive, që jetonin në afërsi të njëra-tjetrës, u
vendosën gjatë kësaj periudhe marrëdhënie të tilla ekonomike e
shoqërore që shpunë në formimin e bashkësive fisnore. Midis këtyre
njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të largëta, ekzistonin
marrëdhënie këmbimi. Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende
të sjella nga krahina të largëta, siç janë p.sh., importet e poçerisë
diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit të Cakranit apo të
Kamnikut etj..



Arti dhe botëkuptimi


Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave
dekorative gjeometrike dhe figurative skematike. Arti dekorativ
neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e
poçerisë, ku shumë nga format e enëve me harmoninë dhe me
elegancën e trupit të tyre i tejkalojnë kërkesat e ngushta
utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike. Në tërë kulturat
neolitike të vendit tonë qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente të
shumta të realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje,
ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime të veçanta stilistike,
sipas fazave të zhvillimit përparues të saj. Motivet e zbukurimit
përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të
ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekëndësha e rombe me fushë
të zbrazët ose të vizatuar, nga rrathë, spirale, meandra, etj.. Këto
motive, përveç zhvillimit të thjeshtë për të zbukuruar enët, kanë
shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur
ambientin, sendet apo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të
njerëzve neolitikë.

Arti figurativ i kësaj kohe përfaqësohet kryesisht nga figurat
antropomorfe apo zoomorfe prej balte të pjekur, të cilat kryesisht
janë të vogla. Tipari më karakteristik i tyre është skematizimi
i formës, nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është në
artin dekorativ të qeramikës gjeometrizimi i theksuar i ornamentit.
Këto figura qeniesh paraqiten në formë cilindrike, plaçke apo
steatopigjike (vithegjera), në këmbë ose ulur. Një pjesë e tyre janë të
ngjashme me tipat përkatës të Azisë së Përparme dhe të Mesdheut Lindor,
gjë që tregon për lidhje e ndikime kulturore të drejtpërdrejta të
kulturave neolitike të vendit tonë me ato të këtij areali.

Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga
ana tjetër, ato fuqi të panjohura, të cilat sipas bujqve dhe blegtorëve
primitivë, kishin në dorë pjellorinë e tokës dhe mbarështimin e
kafshëve. Kështu, figurat e grave, të cilat mbizotërojnë në plastikën
antropomorfe neolitike, janë të lidhura me kultin e pjellorisë së
tokës-nënë, ndërsa ato që riprodhojnë figura zoomorfe - me kultin e
kafshëve shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhe bujqësia, një rol të
rëndësishëm në ekonominë e bashkësisë neolitike. Me kultin e tokës-nënë
dhe të kafshëve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe të zbuluara në
vendbanimet neolitike të Maliqit, të Dunavecit etj..

Botëkuptimi i banorëve neolitikë është shprehur edhe në kultin e
varrimit. Varrosja e të vdekurve bëhej pranë ose brenda territorit
të vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjë ndërtim të veçantë; kufoma
vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë të
mbledhura pa takëm funeral. Riti i varrimit brenda territorit të banuar
ose brenda banesës ishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë
kohë në Ballkan dhe në përgjithësi në rajonin e gjerë të Mesdheut. Siç
duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive që mbronin
vendbanimin.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Grupet etno-kulturore neolitike

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:54 am

Numri i konsiderueshëm i vendbanimeve neolitike të zbuluara në tërë
territorin e Shqipërisë si edhe përkatësia kohore e tyre nga neoliti i
hershëm në neolitin e mesëm, të vonë, duke përfshirë dhe epokën e
bakrit, e bëjnë të mundur të veçojmë disa grupe kulturore dhe ta ndjekim
zhvillimin e kulturës pa ndërprerje nga fillimet e mijëvjeçarit të
shtatë e deri në fund të mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë. Neoliti i
hershëm, përfaqësohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtëmia, Kolshi I,
Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga një
qeramikë trashanike ngjyrë gri të zezë, me forma tepër të thjeshta e me
pak zbukurime të bëra me shtypje. Qeramika gjendet së bashku me vegla
pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhës
kalimtare nga mezoliti në neolit.

Kultura Podgorie I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, të
cilat janë njohur e studiuar mirë, i takojnë neolitit të hershëm
të zhvilluar. Kjo periudhë në territorin e Shqipërisë Juglindore
është dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falë një shtrese kulturore
të trashë rreth 3 m e mjaft të qartë, në Podgorie, dhe të një lënde
shumë të pasur arkeologjike mund të rindërtohet tabloja e asaj kulture, e
cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe me shkëlqim, nga
qeramika e pikturuar me bojë të bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga
figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të
cilat i vënë në raporte të drejtpërdrejta kulturore e kronologjike me
neolitin e hershëm të Thesalisë (faza Presesklo e pjesërisht
Protosesklo), si edhe me neolitin e hershëm të Maqedonisë
(Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera të pranishme në Podgorie
I, si qeramika impreso e tipit të Devollit e ajo e tipit adriatik, si
edhe qeramika barbotine e sheshtë e vënë atë në lidhje me kulturat e
neolitit të hershëm adriatik e ballkano-qendror.

Kultura përfaqësuese e Shqipërisë Verilindore, Kolshi I ka si tregues
themelor qeramikën barbotine në reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar
me bojë kafe mbi sfond të kuq dhe qeramikën impreso, të cilat vendosen
mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku
III) në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit
Qendror. Blazi I e II në zonën e Matit ka qeramikë të tipit
impreso-kardium me motive të ndryshme, si edhe qeramikë njëngjyrëshe gri
e të zezë me shkëlqim që i japin kulturës së këtij vendbanimi shpellor
karakterin adriatik lindor (Smilçiç I).

Kalimi nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm shënon një kthesë në të
gjithë zhvillimin kulturor të territorit të vendit tonë, gjë që është
pasqyruar mjaft qartë në kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, të cilat
përfaqësojnë dhe tri fazat kryesore të zhvillimit të neolitit të mesëm
në Shqipëri. Tipar themelor për të gjitha fazat e kësaj periudhe është
qeramika ngjyrë gri, gri e zezë dhe e zezë me sipërfaqe të lëmuar me ose
pa shkëlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso të trashëguara nga
neoliti i hershëm. Qeramika shquhet për një larmi formash ku
mbizotërojnë kupat bikonike me variante të ndryshme, tasat trung konikë
me fund të lartë, enët me trup sferik me profile të ndryshme etj..
Qeramika e neolitit të mesëm dallohet edhe për pasurinë e zbukurimeve të
bëra me incizim e thellim, hera-herës të inkrustuara me bojë të kuqe
ose të bardhë, për zbukurimet plastike variantesh të ndryshme, për
zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj..

Çdo njëra nga tri kulturat përfaqësuese ka tiparet dhe veçoritë
lokale që burojnë nga diferencat në kronologjinë relative si edhe
nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet që ato kishin me kulturat
fqinje. Faza Dunavec I që përfaqëson shtresën më të hershme të neolitit
të mesëm është e lidhur me ekzistencën e një vendbanimi palafit, i
cili, sot për sot, është më i hershmi në territorin e Ballkanit. Në
Dunavecin I, krahas qeramikës së zezë të cilësisë shumë të mirë vazhdoi
të përdorej gjerësisht qeramika barbotine me reliev të zhvilluar,
traditë kjo e neolitit të hershëm Starçevian. Por tonin kulturës së
Dunavecit I ia jepnin format e reja të enëve të zbukurimit në reliev,
zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri
etj..

Gjatë Dunavecit II, krahas elementeve që u trashëguan nga periudha
paraardhëse, që edhe këtu përbëjnë shumicën, ka edhe një tog elementesh
të reja që e veçojnë atë si një fazë më vete. Zbukurimi në reliev njeh
zhvillimin e tij më të gjerë, po ashtu bëhet tipik zbukurimi me
gërvishtje i llojit adriatik, kanelyra përmirësohet cilësisht dhe,
krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojë të
kuqërremtë. Në këtë fazë shfaqen edhe fragmentet e para të qeramikës
dyngjyrëshe kuq e zi. Cakrani dhe Dunaveci II kanë përputhje të plotë
kulturore e kronologjike. Për t’u shënuar është gjetja në Cakran e
disa fragmenteve enësh të pikturuara dhe në Dunavec II e një
fragmenti, të cilat janë të importuara nga kultura Thesalike e
Diminit të hershëm (faza Tsangli). Ato japin një datë të saktë
për ekzistencën e njëkohshme të Cakranit e të Dunavecit II me
Tsanglin dhe në të njëjtën kohë dëshmojnë për zhvillimin e këmbimit
midis trevave tona me Thesalinë. Edhe kultura e Kolshit II në
territorin e Shqipërisë Verilindore gjen përputhje të plotë me atë të
Cakranit.

Faza fundore e neolitit të mesëm është dëshmuar nga Blazi III në
territorin e Shqipërisë së brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga
qeramika ngjyrë gri, gri e zezë e ngjyrë kafe e zbukuruar me motive
linearo-gjeometrike e spiralike, të cilat janë elemente karakteristike
për kulturat danilike të bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enë të
zbukuruara me ornamente me vija të thelluara, të cilat mjaft
mirë e vënë këtë fazë të neolitit të mesëm në raporte
kulturore e kronologjike me kulturën Lisiçiç (Hvar I) të neolitit të
vonë të Adriatikut.

Kulturat e neolitit të mesëm të vendit tonë kanë edhe disa tregues të
rëndësishëm të kultit e të botës shpirtërore. Si shfaqje e re dhe
kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katër këmbë me grykë
vezake të vendosur pjerrtas me një dorezë të madhe në pjesën e sipërme
të trupit dhe të lyera me bojë të kuqe. Këto ritone sipas mendimit të
shumë studiuesve duhet të kenë shërbyer në ceremoni rituale kushtuar
kulteve të rëndësishme, siç është ai i pjellorisë së tokës, i nënës së
madhe, kulte që ishin të lidhura me riprodhimin e jetës, me pjellorinë e
tokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët bazë të ekonomisë.

Një kult tjetër i epokës neolitike është ai i varrimit të fëmijëve në
vendbanim, të vendosur në pozicion kruspull, dëshmi e një flijimi për
vetë vendbanimin. Kalimi nga periudha e neolitit të mesëm në neolitin e
vonë është bërë shkallë-shkallë, gjë që provohet nga kultura e
vendbanimeve të Dërsnikut, të Barçit II dhe të Maliqit I (Kamnik) ku
disa tregues të kulturës vazhdojnë edhe gjatë neolitit të vonë, madje
zhvillohen më tej dhe bëhen karakteristike. E tillë është qeramika me
tone të çelëta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra të ndryshme,
me motive të larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro- spiralike. Kjo
qeramikë krijon efekte shumë të ngjashme me qeramikën e neolitit të
vonë të Thesalisë, që njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik.
Këto elemente kulturore luajtën
një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së neolitit të vonë të vendit tonë.

Fazën finale të epokës së gurit të ri ose siç quhet ndryshe epoka e
bakrit, e përfaqësojnë tri vendbanime me një vijimësi kulturore e
kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre
karakterizohet nga përsosja e veglave të strallit, e veglave me gur të
lëmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave të para
prej bakri (sëpata të tipit daltë, biza e grepa peshkimi), të cilat për
shkak të cilësisë së butë të bakrit nuk mundën të zëvendësonin veglat e
traditës neolitike. Tiparin themelor të kësaj faze e përbën qeramika, e
cila dallohet për cilësinë e punimit të saj, për larminë e formave të
enëve, për ngjyrën e zezë e gri të zezë shpeshherë me shkëlqim, si edhe
për zbukurimet e shumëllojshme (me pikturim gri, me bojë të bardhë ose
të kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura
shquhet edhe për një pasuri e larmi objektesh kulti, si figura
antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte të tjera të karakterit
ritual.

Kultura neolitike e vendit tonë u zhvillua në lidhje e marrëdhënie të
ngushta me kulturat bashkëkohëse të vendeve fqinje, si me kulturën
Crnobuki-Shuplevac të Pelagonisë, me kulturën Rahmani të Thesalisë
dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm. Të dhënat e
deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë
zhvillohet pa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë e
deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin
përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve më të gjera etnokulturore
ballkanike të kësaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas të cilave këto mund
të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme,
sa kohë që të dhënat gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të
Ballkanit është vështirë të përputhen me siguri me të dhënat
arkeologjike. Në këto rrethana, banorët e kësaj lashtësie të largët,
këto grupe kulturore ka shumë gjasë t’i takonin një popullsie
paleoindoevropiane.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default EPOKA E BRONZIT. KALIMI NË ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:54 am

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë
mijëvjeçarin e dytë p.e. sonë, e deri në fundin e shek.XII p.e.r. Ajo
njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në
vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovijanit në pellgun e Korçës, nga
shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga
gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e
Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare
në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë
(Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë
(Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë)
e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të
Pogradecit, të Prespës etj..

Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj
epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta
fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit
banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar
janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në
përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në
vendbanimin palafit të Sovijanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe
vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të
palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e
mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e
Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të
bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë
origjinën e vet në këtë periudhë.

Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e
kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe,
por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e
trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të
rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier
me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e
gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në
banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të
bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat
kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë
gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të
lehtë.



Lindja e metalurgjisë së bronzit dhe përparimet në degët e tjera të ekonomisë



Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së
bronzit, që i dha emrin dhe vetë epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi
shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse
të Matit, të Kukësit, të Korçës etj.. Vendin kryesor në prodhimin e
metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë sëpatat,
drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të
shigjetave. Veglat dhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin
plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët e traditës neolitike. Madje në
periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta, por
gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke
ushtruar një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të
njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara
në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që
dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur
lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë.
Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma
karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin « shqiptaro-dalmate ».
Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me
origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit
minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që
dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.

Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë
prodhuese dhe u bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të
ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë. Karakteri i saj ndryshoi
edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëve
shtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të
përfaqësuara gjerësisht midis materialit kockor në shtresat kulturore të
vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me vete
ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin
me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e
sipërfaqeve më të gjera, që i punonin me parmendë druri, duke
shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. Tokat hapeshin me anë të
djegies së pyjeve. Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara
me plehun e hirit, ato ishin të gatshme për t’u mbjellë. Bujkut
primitiv nuk i mbetej veçse të hidhte farën dhe ta mbulonte atë me një
lërim të cekët.

Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk
mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin
toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.
Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të
neolitit të vonë, qeramika e bronzit të hershëm paraqitet më primitive
si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e zbukurimit. Por kjo
është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa një
element i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët. Më tipike në këtë
qeramikë janë vazot me dy vegjë të larta mbi buzë, ato me dy ose katër
vegjë unazore nën grykë, filxhanët me një vegjë të lartë mbi buzë dhe
brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nën grykë.
Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike
shiritash me ose pa thellim. E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë
arsye, si qeramika « shiritore », ajo përbën tani një element të ri
kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e saj janë me
origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj
në Ballkan, ashtu si dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur
me dyndjen e madhe të një popullsie baritore që vjen nga stepat e
Lindjes aty nga fundi i neolitit.

Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma
tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara
ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakët në fillimet e shtresave
kulturore dhe gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën
e bronzit. Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të
bronzit të hershëm dhe riprodhon të njëjtat forma e sistem zbukurimi,
por me një teknikë më të përparuar. Shfaqen tani dhe forma të reja,
prej të cilave më karakteristike janë enët pseudominoike me dy vegjë të
larta mbi buzë, sahanët me dy vegjë horizontale poshtë buzëve ose që
ngrihen mbi to, etj.. Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet.
Enët paraqiten me forma më të evoluara, më të pasura dhe më të
përsosura nga pikëpamja teknologjike. Zakonisht enët me parete të holla
janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe
dhe gri në të blertë. Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në
fazat e mëpastajme pasurohet me zbukurime të pikturuara me motive të
larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e hershme e këtij tipi,
pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të
praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën
kafe me nuanca të ndryshme.

Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është pagëzuar me emrin «
devollite », nga emri i krahinës ku është zbuluar më parë. Por djepi i
saj duket se është pellgu i Korçës, ku ajo kronologjikisht paraqitet
deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet pastaj në të gjithë
Shqipërinë e Jugut dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të
Thesalisë dhe të Epirit, ku datohet si më e vonë. Nga fundi i
bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues të qeramikës «
devollite » futen dhe elemente të zbukurimit mikenas, si
rezultat i lidhjeve gjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e
Egjeut. Si e tillë qeramika « devollite » paraqitet si përfaqësuese e
një grupi të veçantë kulturor me një shtrirje të gjerë në territorin
jugor të Shqipërisë dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore, i
cili nuk zbaton pikturimin e qeramikës dhe as teknologjinë e grupit «
devollit », duke u treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe
ndaj zbukurimit tradicional të periudhave pararendëse të epokës së
bronzit.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:55 am

Prodhimet zejtare dhe ato bujqësore-blegtorale bënë të mundshme
edhe zhvillimin e këmbimeve. Tregues i rëndësishëm në këtë drejtim
janë depot ose objektet e fshehura, që përbëjnë një dukuri të rëndomtë
në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendin tonë. Depo të
tilla janë gjetur buzë liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi të
Shirokës e Beltojës me sëpata të tipit « shqiptaro-dalmat », në një
shpellë afër Koplikut dhe në fshatin Bushat me sëpata të tipit « kelt »,
etj.. Këto depo, që krijohen në raste rreziku nga zejtarë endacakë, të
cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden
zakonisht gjatë rrugës natyrore. Ato përmbajnë objekte të pavëna në
përdorim, shpesh prodhime të një kallëpi, të cilat, për shkak të
formave standarde, shërbejnë edhe si njësi vlere për këmbim.

Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e
Evropës Qendrore, të përfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë
përmes armëve, qeramikës dhe sendeve të tjera të luksit, janë dëshmi e
përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit. Zhvillimi i tyre dhe
lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e
transportit tokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe
sidomos shfaqja e anijeve me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur
dhe arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët e bronzit të
vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin
këto të afërta apo të largëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe
shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetet gjithnjë një gjë e
rastit.



Ndryshimet në strukturën shoqërore




Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë çuan në rindarjen e punës
midis sekseve dhe për pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të burrit
dhe të gruas. Burri duke u marrë tani si me bujqësi e blegtori,
ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues në
ekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua. Kjo solli ndryshime
dhe në marrëdhëniet shoqërore, të cilat u shprehën në zëvendësimin e
rendit gjinor matriarkal me atë patriarkal dhe në kalimin nga familja
matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bë dhe
bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo
formonte një njësi të pavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët e
saj i lidhte prona e përbashkët e familjes, prodhimi dhe
konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të
barabartë midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve.
Gjatë epokës së bronzit struktura e fisit u bë më e ndërlikuar. Midis
familjes dhe fisit u krijua një hallkë tjetër, vëllazëria, e cila
përmblidhte disa familje të mëdha patriarkale, të dala nga ndarja e
familjes mëmë.

Pasqyrë e këtij organizimi shoqëror janë monumentet skulpturore të kësaj
kohe, tumat, të cilat janë varre apo varreza kolektive të një
familjeje, vëllazërie ose fisi. Inventari i varreve të tyre flet dhe
për diferencim social të popullsisë dhe një shtresëzim fillestar të saj,
që e ka bazën te përparimet e shënuara në ekonomi dhe te mundësia që u
krijua për grumbullimin e një lloj pasurie prej kësaj. Vetë ky fakt
nënkupton krijimin e premisave për lindjen e pronës private, që do të
sjellë në të ardhmen shpërbërjen e bashkësisë primitive. Prirja për të
shtuar pasurinë, për të fituar toka e kullota të reja çoi
gjatë kësaj epoke në konflikte e lufta të vazhdueshme. Lëvizjet dhe
dyndjet e mëdha të popullsive që vërtetohen në mënyrë të qartë, përmes
të dhënave arkeologjike, janë një shfaqje e kësaj dukurie. Lindja e
vendbanimeve të fortifikuara, përsosja e armëve dhe vendi që zënë ato në
inventarin e varreve, dëshmojnë se nga fundi i epokës lufta
ishte bërë një funksion i rregullt në jetë. Plaçkitjet dhe
përfitimet e tjera që vinin prej saj, rritën një shtresë udhëheqësish
ushtarakë, e cila filloi të veçohet nga masa e gjerë e
anëtarëve të fisit, duke u pasuruar përmes përvetësimit të pjesës
më të madhe të plaçkës së luftës dhe të robërve të saj. Këta të fundit
do të bëhen pastaj burim për format më të hershme të shfrytëzimit të
njeriut si skllav në familjet patriarkale ose ndryshe për lindjen e
skllavërisë patriarkale.



Botëkuptimi dhe arti




Niveli i ulët i faktorëve të prodhimit dhe karakteri empirik i
njohurive krijuan te njeriu primitiv një botëkuptim magjik-mistik
për botën që e rrethonte dhe fenomenet e veçanta të saj. Mbi këtë bazë
gjatë epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë rite e besime të
trashëguara nga shoqëria neolitike siç është kulti i tokës-mëmë
që vazhdon të ushtrohet edhe gjatë periudhës së parë të bronzit dhe
që shprehet nëpërmjet figurave prej balte të pjekur, të cilat paraqesin
gruan-mëmë, apo riti i flijimit dhe i varrimit të fëmijëve
brenda territorit të vendbanimit, që i shërbejnë mbrojtjes nga
fuqitë mistike keqbërëse, që vërtetohen me horizontin e bronzit të
hershëm në Maliq dhe më vonë në grupin e urnave të shtresës së fundit të
bronzit në Tren.

Shqetësimi për fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerëzit
primitivë botëkuptimin e vazhdimit të jetës përtej varrit, që
shprehet në këtë epokë me kujdesin e veçantë që tregohet për të
vdekurin, për plotësimin e riteve të varrimit dhe për ndërtimin e vetë
varreve. Krahas varreve të dysta të trashëguara nga neoliti, shfaqen në
fillim të epokës së bronzit varret me tuma. Këto janë varre
monumentale në formën e kodrave të vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e
me diametër 15-30 m, të ngritura me dhé e me gurë. Disa prej tyre kanë
në bazë nga një ose dy unaza kufizuese me gurë, të cilat shërbenin si
kufi për masën e dheut që hidhej mbi varret. Në qendër të tumës
zakonisht është vendosur varri më i hershëm, për të cilin është ngritur
tuma, kurse përreth e mbi të janë vendosur varre të tjera
të mëvonshme. Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë gropash
të rrumbullakëta ose katërkëndëshe të rrethuara e të mbuluara me gurë,
apo arkash katërkëndëshe prej druri apo gurësh.

Varrimi bëhej duke e vendosur trupin me këmbë dhe me duar të mbledhura
në pozicion fjetjeje. Kjo mënyrë varrimi e njohur që në neolit bëhet më
karakteristike gjatë gjithë epokës së bronzit. Varrimi me djegie
përkundrazi ndeshet më rrallë. Në këtë rast hiri dhe mbeturinat e
djegura të trupit vendoseshin zakonisht në gropa të mbuluara me gurë
ose me urna. Të vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar,
karakteri i të cilit përcaktohej nga seksi dhe pozita shoqërore e të
vdekurit. Që nga bronzi i mesëm fillojnë të shfaqen dallimet midis
varreve me inventar të pasur e të thjeshtë. Në disa raste të
vdekurin e shoqëronin në varr edhe kafshë që adhuroheshin, siç është
rasti i varrit qendror të tumës së madhe të Pazhokut, i cili krahas
dy skeleteve përmbante dhe një kokë kau, kafshë kjo e lidhur me
kultin e bujqësisë me parmendë, mjaft i përhapur si i tillë në botën e
Mesdheut. Dy unazat bashkëqendrore me gurë të kësaj tume janë
me sa duket, shprehje e kultit të diellit, që adhurohej nga
përfaqësuesit e këtyre tumave si një fuqi jetëdhënëse dhe burim i
prodhimtarisë së tokës.

Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit
gjeometrik, që përdoret në zbukurimin e qeramikës dhe më pak në
prodhimet prej bronzi. Arti plastik, që përfaqësohet me figurinat
skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak
jetë gjatë periudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket
krejt. Në bronzin e hershëm një rënie ka edhe në zbukurimin e
qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, ky art njeh një
ngritje të re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në
teknikën e incizimit. Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me
fushën e mbushur me vija të pjerrëta paralele. Në qeramikën «
devollite » këto motive janë të pikturuara me tone pashkëlqim
ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre
në enë me forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira
të artit dekorativ të epokës së bronzit. Në prodhimet metalike
zbukurimet janë të varfra. Vlerat artistike i shohim të shprehura më
tepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat « shkodrane
» e « shqiptaro- dalmate » të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje
plastike brinjësh, që hijeshojnë formën e zhdërvjellët të vetë
objekteve.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:57 am

SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE






I L I R Ë T
(SHEK. XI - V P.E. SONË)




Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i
Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së
atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit
Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI
para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte
prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin
epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike.
Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura
deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i
tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të
ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë
shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e
federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen
e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga
shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për
lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire.

Ky proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir. Më
shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në
luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin
fiset e zonave të thella e të varfra malore. Njohuritë tona për këtë
periudhë mbështeten kryesisht në të dhënat arkeologjike, por këtu vijnë
në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u
takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.





1. ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE




Teoritë rreth origjinës




Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me
veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më
kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme,
të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të
ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore
dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më
të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje.
Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi
prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje,
njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik,
ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të
Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin
Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe
kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e
Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën
Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.
sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin
dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa
Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin
Ballkanik në trojet e tyre historike.

Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si
një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të
një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së
bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë e zhvillimit të
pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim
të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin
historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e
Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të
Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat
tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre
zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e
ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave
me urna.Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi
etnikisht me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me
urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin
qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën
materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë
shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një
popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke
vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit
dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto
ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete
që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike
kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk
e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si
pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të
ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku
materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në
zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj
që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të
reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e. sonë, mund të lidhen
me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky
zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë
në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik
dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në
tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së
bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit
në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën
deri në shek. VI p.e. sonë, kur historikisht dihet se këto krahina
banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire.

Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në
pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku
tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me
ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces
historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proces fillon shumë
kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe
konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në
epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë,
duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike.
Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të
mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore
të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se
ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat
perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u
prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë kësaj dyndjeje grupe të
ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u
përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast
vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu
ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të
Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me
kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me
kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e
ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet
pikërisht kësaj dyndjeje.

Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të
përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase,
paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme,
me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të
cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset
etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit
Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të
trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme
prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire. Në këtë proces, i cili u
zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e. sonë, diferencimi dhe
asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore,
luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të
epokës së bronzit, kultura e krahinave

ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter të
përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky
diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në
periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit. Në
rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve
ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e
Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e
kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por
me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në
formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të
hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.

Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i
formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë
të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit
të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e
tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë
substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi
dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me
atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge.

Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është
fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të
Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e
cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm
ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet
duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo
është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe
të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më
të hershëm antikë.




Trualli historik i ilirëve




Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë
së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik. Me emrin
ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu
banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë,
siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht
prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre,
popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre
lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor. Në
kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e. sonë), emri ilir
shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri
tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas
Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më
të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin
përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri
tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe
përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani
i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë
përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: « grekërit quanin
ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe
thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa
gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon
dhe në rrëzë të Alpeve ».

Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara
historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato
gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë
pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e
lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e
detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i
Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet
historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e
ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh,
midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të
Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.

Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat
do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah
trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir
është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet
veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të
gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike
të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht,
kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet
fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.
sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u
vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë
ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në
shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.




Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire




Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar
tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend
në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën
dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike
të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët
zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i
Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve
arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët
banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të
majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në
rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të
bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në
zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij,
përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e
Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme
ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin
në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis
degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të
formuar Moravën e Madhe.

Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit
ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi
Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së
brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të
Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e
politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të
cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në
zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët
etj.. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet
në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë,
megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht
në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të
diskutueshme.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:57 am

GJENDJA EKONOMIKO-SHOQËRORE E ILIRËVE
(SHEK. XI-V P.E. SONË)





Vendbanimet



Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të
fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë
gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato
dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire,
nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët
dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa
duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë
për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.

Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare
ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas
njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje
të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin
një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën
për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të
cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në
luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në
tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së
Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e
Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si
vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.

Burimet e shek. V p.e. sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare
të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për
krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në
jug. Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si
vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në «
Historitë » e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë
buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë
vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit
shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në
Dalmaci. Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e
hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të
njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen
një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e
popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.

Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e
fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të
mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë
shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e
murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të
tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret
ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy
këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të
vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë
sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi
të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte
mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin
2,50-3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të
madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të
ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.

Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më
të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani
arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve
rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë
së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së
Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten
me 2-3 e më shumë radhë muresh. Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet
e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe
dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur
gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i
thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet.
Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë
më pak guri.

Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin
vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin « gradina ». Ato
ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e
Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është
ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura
mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa
dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes
plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe
në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin. Vendbanimet e
fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e
kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste,
siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një
veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e
hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara
ekonomiko- shoqërore.

Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore
ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara
të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis
kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe
ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore. Në të
dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve,
që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës
gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe
qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga
fundi i kohës së hekurit (shek. VII-V p.e. sonë), disa prej tyre marrin
pamjen e qendrave protourbane.




Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këmbimeve




Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj
periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me
blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në
përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë
kohë të gjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta
ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si
vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat
bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e. sonë, do ta
cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas
historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e. sonë), në Iliri
kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke
përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që
banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës.

Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të
saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë
kultivuar dhe rrushi e ulliri. « I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky
vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij «
Gjeografia » (shek. I e. sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta »,
vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e
ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e
rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e
përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për
kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si
dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisë
etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë
gërmimeve arkeologjike.

Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata
siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin
mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së
ëmbël dhe të fortë. Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria,
madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore
të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë
shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me
tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta
vlerësonte, në shek. V p.e. sonë, këtë krahinë si ushqyese të
shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të
pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj
me pjellshmëri të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të
tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të
veshura me hollësira fantastike. Por duke lënë mënjanë teprimet e
tyre, këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek
ilirët.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:58 am

Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga
tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve.
Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin
shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm
për jetën e gjësë së gjallë. « Kripa,-thotë Aristoteli,-u duhet atyre
për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u
ngordh ».

Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat,
qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë
materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e ndryshme të kësaj
periudhe. Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta të
fundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë,
siç na thonë burimet e mëvonshme.

Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse
kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën
ekonomike të tyre. Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të
Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. Këta
të fundit sipas burimeve të shkruara, ua kalonin qenve të tjerë për
trupin e tyre të lartë dhe guximin e madh në kacafytje me bisha të egra.
Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruar edhe në artin
figurativ ilir të kësaj kohe. Për t’u përmendur në këtë drejtim janë
ato që zbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të
zbuluara në krahinat veriore të Ilirisë. Nga kafshët e egra më tepër
çmoheshin derri, dreri etj.. Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilirë jo
vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata
punonin vegla të ndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen
shpesh nëpër vendbanimet ilire të periudhës së hekurit.

Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në
drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin
që herët edhe me peshkim. Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta
peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të
Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk. Përparime të dukshme vihen
re edhe në metalurgji. Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjes së
mineraleve, ashtu dhe në zgjerimin e madh të prodhimit të objekteve
metalike. Nëpër vendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë
sasira të konsiderueshme armësh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi,
orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumë të larmishme
stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së
parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i
pasur territori i Ilirisë.

Në shek. XI-IX p.e. sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e
përpunimit të hekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e
kësaj periudhe, objektet prej hekuri janë shfaqje tepër të rralla,
ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej
traditën e kohës së bronzit, janë të shumta. Vetëm në shek. VIII-VII
p.e. sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë
tek ilirët. Ky metal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në
prodhimin e armëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të
forta dhe më me rendiment në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare.
Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimin e
mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe.

Sendet metalike të kësaj faze të zhvilluar të epokës së hekurit,
tregojnë se sa përpara kishte shkuar teknika e punimit të tij. Për këtë
dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumë të përsosura të armëve
dhe sidomos të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese pune mjaft të
ndërlikuara, si edhe vetë zbukurimi i pasur gjeometrik i këtyre
objekteve të punuara me mjeshtëri dhe me një radhitje simetrike të
motiveve. Kjo pasqyrohet më në fund edhe në vetë trajtimin plastik të
figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh. Përpunimi i
metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të
Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e
Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e
Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e
bakrit dhe të bronzit etj.. Prania e qendrave të ndryshme për punimin e
metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik
të prodhimeve të këtyre qendrave. Në to prodhohej jo vetëm për të
plotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të
madhe, por edhe për t’u përdorur si mall këmbimi.

Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila
qëndron nga pikëpamja e teknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit
të saj, më lart se poçeria e epokës pararendëse të bronzit. Duke
filluar nga shek. VI p.e. sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat
jugore të Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i
enëve prej balte, në prodhimin e tyre me çark. Prodhimet e para i kemi
nga vendbanimi i Trenit (shek. VII). Një pjesë e madhe e poçerisë
vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi
të Korçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në
zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve,
bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të
cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit.

Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor
dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër
marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe
atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi
shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e
ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e
tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. Këto
marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke
apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave
italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana
tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki, Maqedoni,
Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve
reciproke tregtare që ekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të
tjera përreth. Një zhvillim të madh morën veçanërisht shkëmbimet
tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e. sonë, me
themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë.

Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të
Jonit krijonte mundësinë për një hov të madh të lundrimit. Në fillim të
epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të shpejta ujërat e
këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe në
ato jugore të Italisë. Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët,
u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në
këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos liburnët, të
cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, si
dhe në brigjet e Gadishullit Apenin.




Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror




Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë
epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e
shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila
filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në
blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për
kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato ishin pronë e njerëzve të
veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon
gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e
pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek
një rrugë më të ngadaltë. Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që
na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se
zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e
formimit të pronës private.

Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin
bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u
shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e
zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të
veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u
shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së
përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet
dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo
gradualisht mënjanon organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin.

Nga burimet e shkruara më të hershme, siç është eposi homerik, shihet se
në disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror,
të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan « Iliada » e
« Odisea ». Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e
Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë,
që vinin nga « Paionia pjellore » me prijësit e ahejve dhe të trojanëve.
Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me
atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës « Odisea »
flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili
pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për
në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë
në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga
krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta
kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:59 am

Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit,
sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.
sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për
grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe
edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet
të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të
pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të
Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni.

Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos,
pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të
Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek. VIII-V p.e. sonë,
diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i
theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë
Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me
inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të
kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të
importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të
aristokracisë fisnore.




Federatat fisnore





Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u
bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e. sonë. Në
këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe
inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në
brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i
enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve
liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për
një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin
aristokracisë fisnore ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në
veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe
në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin
shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në
varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të
përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të
aristokracisë luftarake.

Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen
dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat
agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek. VII p.e. sonë, federatat e
para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin
Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e. sonë invadoi disa herë
Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në
njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e. sonë federata të tilla formuan edhe disa
fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët,
lynkestët, paionët, dardanët etj.. Në krye të federatës qëndronte
mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e
thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i
fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek. V vihet re se
funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por
ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur
mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë
të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte
gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të
luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e
cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e
konsideronte si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, me
mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtar etj.. Në këto punë ishin
të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të
lirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta,
gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar
përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në
krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.

Në gjysmën e dytë të shek. V p.e. sonë disa nga federatat ilire kishin
arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik.
Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët,
thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të
historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. Taulantët
ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin
436 p.e. sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar
nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me
Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë
epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një
kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e
saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire.

Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I
pari bën fjalë për kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të
tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e
lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta
shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e
krahinave juglindore kundër maqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve
ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë, të cilët synonin
ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar
nga persët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij.
Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte
ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në
njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën,
mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur
nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e
mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të
forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër
Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e
fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të
thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i
lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi
edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e
Perdikës, Brasida nuk guxoi të
sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat.

Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re
kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3
000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan
Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve
të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e
shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në
pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u
gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi
t’i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë
ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik.
« I detyruar nga rrethanat e rënda, - shkruan Tukididi, - Perdika u
përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe
t’i hiqte qafe peloponezasit ».

Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një
shënim me mjaft interes për vlerësimin e jetës social-politike të
ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij
para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek.
V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të
autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të
Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në
ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa
rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit
është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën
civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe
aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një
inkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton
një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe
në kuadrin e një federate fisnore. I gjithë ky zhvillim social-politik,
që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund të shek. V
p.e. sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të
organizimit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi
bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V - fillimin e
shek. IV p.e. sonë formacionet e para shtetërore ilire.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 9:59 am

KULTURA ILIRE




Njësia dhe veçantitë kulturore lokale




Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga
kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së
hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin
historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi
bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe
pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore
të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën
e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe
të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të
kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre. Krahas tipareve themelore të
përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin
ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të
gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa
perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e
marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i
ndryshëm social- kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të
prapambetur qendërevropian dhe jugut më të

përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq
të kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që
njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për
ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe të
krijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit
etnografik. Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir
dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose
epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët
dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor
ose taulanto- ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga
Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të
tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën
juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në
Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose
pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore
(Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër
rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj,
që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin,
që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në
territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që
shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.

Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të
banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të
afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin
ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod
paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi
i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë
inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në
Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe
epirot. Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e
përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të
zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në
tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë,
ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët,
qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të
saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të
ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse
dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës
ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e
ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.



Gjuha



Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të
kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë
indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt
me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar
elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e
ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe
janë dhënë mendime të ndryshme. Një varg dijetarësh të shquar
historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh
historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës
së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të
mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar
prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në
mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij
janë këto:

Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike
kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk
njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e
sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh,
emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me
anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve
ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme,
provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike
të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një
popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe
me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar
në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit;
të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e
shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë
te shqiptarët e sotëm.

Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire
të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe
gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë
e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar.
Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e
mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një
dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa
shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2000
mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për
të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim
i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i
vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte
tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të
kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një
mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me
një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të
Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen
perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë
tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin.
Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture,
tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të
të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme
të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e. sonë,
Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes
përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe
si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.

Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të
mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së
përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh
(rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish,
fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi
në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në
formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos
= mjegull, sabaia = birrë meli etj.. Emrat e përveçëm ilirë që na janë
transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë,
mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë
materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që
të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë
tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material
krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të
njihen gramatika dhe leksiku i saj.

Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të
ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës,
duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej
saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa
vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs.
shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs.
shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.. Material
më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë
ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh
fragmentare të shek. VI-I p.e. sonë, që japin edhe fjalë, trajta e
ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë
kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa
si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm
njerëzish, fisesh e vendesh. Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime
të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe
gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në
|a|, evolucioni |-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të
emrave në të dyja këto gjuhë etj..



Arti dhe botëkuptimi



Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e
tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në
fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.
sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të
ilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit,
në atë të Mat-Glasinacit etj.. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në
objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por
edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj.,
përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të
veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose
të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të
zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik. Ky stil do të jetojë
në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij,
deri në fund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu
bazën kryesore dhe më të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve
në përgjithësi. Arti figurativ në Iliri u zhvillua më vonë; atë e
shohim të përfaqësuar në figura njerëzish dhe kafshësh të
trajtuara skematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të
tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike.

Nga shek. VI p.e. sonë tek fiset e Ilirisë së Veriut nën ndikimin e
fuqishëm të kulturave mesdhetare dhe në kornizën e lidhjeve të
shumëfishta të popullsive përreth Adriatikut Verior, lindi një
art i pasur figurativ, shprehjen më të lartë të të cilit e
gjejmë tek situlat liburne e tek urnat japode. Në një stil të
pjekur arkaik të kohës janë paraqitur në këto monumente pamje nga
jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasura
të shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siç është rasti
i një valleje grash lidhur dorë për dore, apo i një procesioni funeral,
ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu të gjatë kurorash
luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solemne. Në
raste të tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj.. Këto
manifestime artistike, megjithëse të ndikuara nga pikëpamja e stilit dhe
e karakterit tregimtar të ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai
etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe
përmbajtjes së tregimit, kanë mjaft elemente vendëse, që tregojnë për
natyrën vendore të prodhimit të shumë prej tyre. Në këtë drejtim
përveç vlerave artistike, këto monumente përbëjnë edhe një burim
historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të
shoqërisë ilire në shek. VI-V p.e. sonë.

Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk
ndryshonin prej atyre të epokës së bronzit. Një rol të madh vazhdon të
luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e saj dhe me
zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Shumë e përhapur tek
ilirët ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta
të saj shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet
e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin. Të tilla
ishin, p.sh.: rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj.. Ky kult
diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë
kali, kaprolli, zogu etj.. Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët,
sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i
pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike)
etj.. Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të
pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të
ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i
zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej
varrit. Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin
midis tyre dhe u shkaktonin njerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e
tjera shoqërore. Për t’i larguar këto të këqija, ilirët sajuan
forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj..

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:00 am

KOLONITË HELENE TË BREGDETIT ILIR




Themelimi i kolonive helene dhe marrëdhëniet me botën ilire



Vendosja e kolonive helene në bregdetin ilir është pjesë e drejtimit të
lëvizjes kolonizuese helene, në të cilën më aktiv u tregua Korinthi. Kjo
dukuri u zhvillua, nga njëra anë, me shtytjen e faktorëve ekonomikë e
shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana tjetër, qe një hap i mëtejshëm në
përfshirjen e zonave ilire në sferën e ekonomisë së Mesdheut. Kolonitë
më të hershme u vendosën në tokat e Ilirisë së Jugut. Këto zona të
banuara nga ilirët kishin marrëdhënie tregtare me vendet e Greqisë që
nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi një bazë më të gjerë në
kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët. Vendosja dhe zhvillimi
i mëtejshëm i kolonive ka qenë pasojë e këtij procesi. Në
fillim u vendosën pranë vendbanimeve ilire pikat tregtare, të cilat
me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me brendatokën ilire u
populluan nga grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen në qendra
të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke.

Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që
banohej atëhere nga liburnët. Nga këtej një valë kolonistësh u
vendosën në Dyrrah (627 p.e. sonë, ka shumë gjasë edhe më herët).
Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluar
nga kolonistë të ardhur nga Dyrrahu. Për gjithë kohën antike midis dy
qyteteve u mbajtën lidhje të ngushta ekonomike dhe politike, që janë
karakteristike për marrëdhëniet midis metropoleve dhe apoikeve. Në të
njëjtën kohë me Apoloninë u formua nga banorët të ardhur nga Eubea
edhe kolonia helene në Orik, e cila për vetë mundësitë e kufizuara
të kontakteve me prapatokën ilire nuk arriti kurrë rëndësinë ekonomike,
as edhe famën e dy kolonive të tjera. Kaluan edhe dy shekuj të tjerë
derisa kolonistët helenë të ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisë dhe
Knidi të vendoseshin në ishujt e Ilirisë së Veriut, ku themeluan Faron
(sot Hvar), Isën (sot Vish) dhe Korkyrën e Zezë (sot Korculla). Në
fillimet e veprimtarisë së kolonive peshën kryesore në ekonomi e zinte
tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqësore,
lëndë druri dhe minerale për nevojat e metropoleve, kundrejt
shkëmbimit mall me mall me prodhime të zejtarisë.

Por në shek. V p.e. sonë kolonitë e bregdetit ilir nuk janë
më shtojca të ekonomisë e furnizuese të thjeshta lëndësh të
para të qyteteve mëma. Prodhimi lokal, i mbështetur kryesisht në
shfrytëzimin e punës së skllevërve, arrin në këtë periudhë një
shkallë të tillë zhvillimi saqë ishte në gjendje të mbulonte jo vetëm
kërkesat e popullsisë së këtyre qyteteve, por edhe të botës ilire
përreth, gjallëruese dhe nxitëse e drejtpërdrejtë e këtij
zhvillimi. Importimet nga qytetet mëma dhe Greqia u kufizuan kryesisht
në sendet e luksit dhe në veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia
vepronin tani si njësi ekonomike krejt të pavarura, duke e shprehur këtë
edhe në prerjen e monedhave të tyre të veçanta. Zejtaria u orientua nga
prodhimi i sendeve të konsumit të gjerë: qeramika, veglat e punës,
armët që hidheshin në tregun e brendshëm dhe në atë të prapatokës.
Punishtet e prodhimit të gjerë të enëve prej balte, të tjegullave e të
tullave, të punimit të gurit etj., ishin prona të skllavopronarëve dhe
kishin karakterin e ergasterive antike.

Në marrëdhëniet tregtare me botën ilire, veç prodhimeve bujqësore e
blegtorale, lëndës së drurit për ndërtimin e anijeve dhe
skllevërve, për të cilat tregu grek kishte mungesë, vëmendja e
kolonistëve u përqendrua në pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut. Në
shkrirjen dhe në përpunimin e hekurit, të bakrit dhe të argjendit,
ilirët kishin një përvojë shekullore, nga e cila përfituan edhe
kolonistët. Veçanërisht eksportimi i argjendit që nxirrej nga
minierat e pirustëve dhe të Dardanisë, u bë një nga burimet
kryesore të pasurimit e të lulëzimit të dy kolonive të mëdha,
Dyrrahut dhe Apolonisë. Ai eksportohej kryesisht në formën e
monedhave, të cilat gjetën një përkrahje të gjerë në krahinat e afërta
dhe të largëta ilire. Për të nxjerrë fitime sa më të mëdha nga
marrëdhëniet tregtare me ilirët, sidomos nga tregtia me shumicë e
lëndëve të para, e gjithë kjo veprimtari kryhej nëpërmjet një
përfaqësuesi të veçantë të kolonive, të quajtur poleti. Duke qenë se
Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqësia e
blegtoria zinte në to një vend të dorës së dytë. Në rrethet e afërta të
qytetit pronarët e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipërfaqe e
prodhim të kufizuar, sepse kufiri me ilirët nuk shtrihej shumë larg
mureve të qytetit.



Rendi shoqëror dhe organizimi politik



Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike
e prodhimit. Në ndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë
luante prejardhja shoqërore dhe etnike e njerëzve. Në kushte më
të privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, që kishte
qenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive. Përbërja shoqërore e
shtresave të lira ishte e larmishme. Krahas të mërguarve, për
arsye politike gjatë luftërave të demosit me aristokracinë në
metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga
mjetet e prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë.
Kjo masë e popullsisë shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të
herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah një kontingjent i madh
njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek. V.

Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të
fuqisë punëtore. Ajo ndahej në tri kategori: në skllevër të
qytet-shtetit skllavopronar, të cilët punonin në punishtet e
tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e
gurëve, në përpunimin e metaleve e në prerjen e monedhave, pra në punët
më të rënda. Të shumtë ishin edhe skllevërit privatë që përbënin
kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasterive shërbenin edhe në
ekonomitë shtëpiake. Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e
përbënin « të huajt », kategoria e tretë ose banorët me origjinë
ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të
drejtat shoqërore dhe politike.

Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në
Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte
një pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dërrmuese e popullsisë,
ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të
drejta në qeverisjen e qytetit. Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i
Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek. VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin
shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër
sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit
të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan
ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive. Këto shtresa
dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit
oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në
dobi të interesave të tyre. Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437
shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur në historinë
antike për rolin që luajti në prag të luftës së Peloponezit. Në arenën e
kësaj lufte përveç forcave të demosit dhe aristokracisë, u duk edhe
ndeshja e interesave të Korkyrës, prapa së cilës qëndronte Athina dhe
Korinthi. Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësi më të gjera në
tregun ilir. Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët
fqinjë, të cilët duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti,
u radhitën me forcat që përkahnin
Athinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit.

Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë i
parimit të ndarjes klasore të shoqërisë, forcimi i polisit
skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i
aristokracisë skllavopronare në duart e gjithë skllavopronarëve si
klasë. Baza shoqërore e tij u zgjerua me pjesëmarrjen e shtresave më të
gjera skllavopronare, të pronarëve të punishteve, të tregtarëve etj.,
duke bërë kështu më të theksuar mënyrën antike të prodhimit. Që nga kjo
kohë u forcua edhe pozita shoqërore e ilirëve që banonin në
qytet. Një dukuri e tillë e ngjashme u zhvillua edhe në Apoloni.
Këto ndryshime u pasqyruan edhe në përbërjen dhe në funksionet
shtetërore. Vendin e krerëve (fylarkëve) aristokratë, në duart e
të cilëve qe përqendruar pushteti gjatë regjimit oligarkik, e
zuri tani një organ kolegjial, buleja (këshilli). Anëtarët e saj mund
të ishin jo vetëm nga fisnikët, por edhe nga shtresat e tjera të
skllavopronarëve. U krijua edhe organi i mbledhjes së përgjithshme të
popullit, helieja. Detyrat kryesore të saj ishin miratimi i ligjeve,
marrja e vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja e kontrollimi i
veprimtarisë së organeve ekzekutive të qytetit. Me gjithë pjesëmarrjen e
popullit të lirë, edhe ky organ ishte në duart e skllavopronarëve, pa
praninë e të cilëve helieja nuk kishte të drejtë të zgjidhte organet e
larta ekzekutive të qytetit. Nga anëtarët e bulesë në krye të çdo viti
zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari më i lartë civil i
qytetit. Me emrin e tij lidheshin të gjitha ligjet, dekretet e
vendimet me rëndësi të shpallura gjatë vitit. Me çështjet që kishin
të bënin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftën merrej toksarku, që ishte
komandanti i shigjetarëve. Sekretarit i binte për detyrë kryesore të
kujdesej për ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri të ligjeve, të
dekreteve e vendimeve të marra nga helieja apo organet e larta
ekzekutive dhe t’i shpallte ato publikisht. Të tre hieramnamonët,
merreshin jo vetëm me çështjet e kultit, me organizimin e lojërave e të
festave, por me sa duket edhe me çështjet financiare të qytetit.
Veç këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë, të një rangu më të ulët, por që
në të vërtetë luanin një rol me rëndësi në jetën ekonomike. I tillë
ishte nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte për
detyrë të kujdesej si për sigurimin e lëndës së parë, ashtu edhe për
prerjen dhe shpërndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i
tij vendosej krahas atij të prytanit. Një funksionar tjetër ishte
poleti që merrej me rregullimin e tregtisë me ilirët.

Kulti fetar ishte në harmoni me institucionet shoqërore e politike të
qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato
shtetërore (hieramnamonët). Hyjnitë më të adhuruara në Apoloni ishin
Apoloni, që i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga
kolonistët me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj.. Perënditë
kryesore, të cilëve u faleshin më shumë dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli
dhe bashkëthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu. Kolonitë helene u
vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me
ilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mëtejshëm
i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit
ilir. Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazë për t’u mbështetur në
synimet e tyre për çlirimin e plotë ekonomik dhe politik nga
metropolet. Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe
kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në
marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre. Këto morën forma të
armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të
shek. V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e. sonë. Që nga
gjysma e dytë e shek. IV p.e. sonë historia e kolonive helene të
bregdetit të Ilirisë zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me historinë
politike të shtetit ilir dhe në kornizën e saj.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:01 am

SHTETET ILIRE




Në fundin e shek. V p.e. sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit
skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat
më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën
zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur. Urbanizimi
intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë, mënyra antike
e prodhimit në shek. IV-III p.e. sonë çoi në krijimin e një shoqërie
antike të mirëfilltë dhe në formimin e një vargu shtetesh ilire,
të cilat u inkuadruan në qytetërimin e përparuar të botës
mesdhetare.

Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë ilire, ai
që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një
rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir apo Mbretëria
Ilire. Që nga dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri morën, përveç
kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë politik, që u lidhën
me fatet historike të këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë së
tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii
propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në kohë të ndryshme Mbretëria
Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan
rrethanat politike, në një territor të gjerë që përfshinte krahinat prej
lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi Vjosa (Aous), në jug me
një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë
dhe më në veri me Mbretërinë Dardane.

Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir
i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet
politike të fundit të shek. IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e.
sonë. Në kohën e shtrirjes më të gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej
lumit Vjosa (Aous) e deri në gjirin e Artës
(Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë e Maqedonisë.

Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të
pavarura edhe një varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia,
Ambrakia, historia politike e të cilave u zhvillua herë në lidhje të
ngushtë e herë në kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe të atij të
Epirit. Në rrethana të caktuara politike lindin gjithashtu formacione
më pak të rëndësishme në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e
Bylinëve etj., që kanë një peshë më të vogël në historinë politike të
Ilirisë.

Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan
tri mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve dhe e
athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në shek. IV p.e.
sonë për të rënë pastaj shpejt nën goditjet e politikës ekspansioniste
të shtetit maqedon, kurse dy të fundit dalin në arenën politike në shek.
III me një rol të parëndësishëm. Popullsitë ilire të krahinave të
brendshme qendrore e veriore nuk njohën deri në fillim të erës
sonë një organizim politik shtetëror; edhe në këtë kohë ato arritën
të organizohen vetëm në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve
ose i fiseve të tjera.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:02 am

ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË SHEK. IV P.E. SONË





Lindja e qyteteve dhe e jetës qytetare





Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe
veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e. sonë kishte përgatitur kushtet për
lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat
arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të
fortifikuara të epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që
u krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të
blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me
botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së
importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e
kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat kishin hyrë në
marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire. Lindja dhe zhvillimi i
jetës qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror
tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të
tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e
shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të zejtarisë nga
bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e
punës së skllavit në degët e ekonomisë.

Njoftimet më të hershme për ekzistencën e qyteteve në Iliri i takojnë
mesit të shek. IV p.e. sonë. Historiani grek, Diodori, duke përshkruar
fushatat e Filipit II kundër ilirëve thotë se mbreti i Maqedonisë « u
lëshua mbi Ilirinë me një ushtri të fortë, plaçkiti vendin, nënshtroi
shumë qytete të vogla dhe u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe ».
Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmëruar athinasit për rrezikun që i
kërcënonte nga mbreti maqedon, vë në dukje gjithashtu se « Filipi po
fortifikonte qytete në Iliri ». Pak më vonë historianët grekë të shek.
II p.e. sonë Ariani e Rufi përmendin me emër Polionin si qytet i
Dasaretisë, kurse historiani i shek. IV p.e. sonë Theopompi përmend
qytetin Oidanton. Më në fund nga të dhënat numizmatike të fillimit
të shek. IV p.e. sonë mësojmë emrin e një qyteti të
rëndësishëm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinën e këtyre qyteteve,
që janë të pranishme në mesin e shek. IV p.e. sonë, (një rast vërtetohet
qysh në fillim të këtij shekulli), duhet ta kërkojmë pak më parë,
d.m.th. në fundin e shek. V p.e. sonë.

Nuk dihet me saktësi se ç’paraqesin në vetvete këto qytete të hershme
ilire. Dëshmitë e autorëve antikë, përveç faktit që kumtojnë
ekzistencën e tyre, janë tepër të varfra për të ndihmuar që të
rindërtohet pamja reale e këtyre qendrave urbane. Edhe nga pikëpamja
arkeologjike nuk ka ende gjurmime të tilla, nëpërmjet të cilave
të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe. Megjithatë, prej qyteteve
antike, rrënojat e të cilave ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se
qyteti i mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek. IV p.e.
sonë. Në këtë kohë kemi edhe dëshmitë e qarta si nga burimet e
shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.


Këto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara të epokës së
hekurit, ngrihen mbi kodra të mbrojtura nga pikëpamja natyrore, por
shtrihen me sipërfaqe relativisht më të gjera, që arrijnë deri në 10-20
ha. Muret e tyre rrethuese janë ndërtuar me një teknikë më të përparuar
me blloqe shumëkëndëshe, trapezoidale; ato janë mjaft të fuqishme dhe me
një bukuri të rrallë (Amantia, Klos, Çuka e Aitojt etj.), por sistemi i
fortifikimit në përgjithësi është ende i thjeshtë; ai nuk njeh kullat,
rolin e të cilave e luajnë deri diku kthesat me kënd të drejtë, që bën
muri herë mbas here për arsye qëndrueshmërie; edhe portat në këtë sistem
janë të pakta e me një mbrojtje më të dobët. Qytetet e mëdha zënë një
pozitë qendrore në krahinën që zotërojnë dhe shtrihen në një
hapësirë prej 30-40 ha, siç është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit
etj., dhe janë të mbrojtura me mure të fuqishme.

Duke folur për qytetet e kësaj kohe Diodori i quan ato me termin
polisma, që do të thotë qytete të vogla, me sa duket ende në shkallën
fillestare të zhvillimit të tyre. Demosteni, në shek. IV p.e. sonë
përkundrazi, përdor termin poleis që do të thotë qytet. Ndryshimi që
vërehet në termat e përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të jetë i
rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u bëhet këtyre qendrave
urbane ilire dhe që lidhet me karakterin e tyre. Pak dritë mbi këtë
çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si « qytetin më të
fortë » midis qyteteve të Dasaretisë. Duket se disa qytete kishin
mundur të ecnin përpara dhe të dalloheshin prej të tjerave. Interes të
veçantë paraqet në këtë drejtim Damastioni, i cili është dhe i pari
qytet ilir që pret monedha. Burimet tregojnë se ky qytet gjendej
në shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone dhe liqeneve
lynkeste. Duke folur për këtë Straboni në shekullin e parë shkruan
kështu: « Pas Epidamnit dhe Apolonisë gjer te malet Keraune ndodhen
bylinët, taulantët, parthinët dhe brygët; aty afër gjenden dhe minierat e
argjendit në Damastion, mbi të cilat diestët vendosën sundimin e tyre,
si dhe enkelejtë, të cilët i quajnë dasaretë; afër këtyre vijnë
lynkestët...». Mungesa e të dhënave më të sigurta ka penguar që ky
qytet të lokalizohet me saktësi, por duke u nisur nga arsenali i
gjetjeve të monedhave të tij, ai duhet kërkuar në krahinat e brendshme
ilire, diku në lindje të Drinit të Sipërm.

Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të veçantë dhe për një fakt tjetër.
Ai tregon se Damastioni qe një qytet që lindi dhe u zhvillua në një zonë
të pasur me miniera, të cilat, me sa duket përbënin edhe bazën
ekonomike të tij. Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë
së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të kësaj ekonomie.
Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga simbolet që mbajnë monedhat e
qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe
shufrat metalike. Damastioni është, kështu, shembulli i një qyteti
zejtar të përparuar të kësaj kohe, por padyshim jo i vetmi.
Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si qyteti më i fortë midis qyteteve
të Dasaretisë, por edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit
ilir. Ka mundësi që qytetet e tjera më të vogla, ato që Diodori i quan
polisma, do të kenë qenë qendra njësish gjeografiko-ekonomike, ku do të
ketë mbisunduar ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë degë të
kufizuar të zejtarisë.



Zejtaria, bujqësia e blegtoria



Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të
ndryshme të ekonomisë ilire. Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe
të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si
tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i
Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve
nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e
veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt
pararendës. Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më
intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e
degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy në mënyrë
të veçantë rritja e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë
gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet.
Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim, në fushën e zejtarisë së
prodhimit qeramik, madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të
zejtarisë ilire.

Ndërkaq në fushën e ndërtimeve ndodh një revolucion i vërtetë.
Mjeshtrat e ndërtimit shquhen në shek. IV për aftësitë e tyre
arkitektonike e teknike dhe për njohuritë e thella në fushën e artit të
fortifikimeve, që i zbatonin në nivelin më të përparuar të kohës, ashtu
si në shumë vise të tjera të botës mesdhetare. Muret rrethuese të
qyteteve të ndërtuara në stilin poligonal janë dëshmia më e qartë e
arritjeve në këtë fushë. Të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë e
ilirëve për shek. IV janë të varfra. Autorët bashkëkohës, si
Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bëjnë tjetër veçse përsërisin
Hekateun, për shkak të njohjes ende të pamjaftueshme të Ilirisë;
megjithatë Iliria për autorët grekë ishte vendi i një bujqësie e
blegtorie të zhvilluar, tokat pjellore të së cilës shfrytëzoheshin
vende- vende në mënyrë intensive dhe që krahas kulturave bujqësore
(rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), në kullotat e pasura rritnin
bagëti të mira të racës. Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto
njoftime. Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e
Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e
të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës, si kalliri i
grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i
bollëkut, simbol i pjellorisë dhe i begatisë, u bëjnë jehonë pasurive të
tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire
në këtë kohë.



Tregtia dhe qarkullimi monetar



Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera
të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet
arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të
zejtarisë ilire. Tipat standardë të armëve, të zbukurimeve dhe të
enëve prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën,
dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të
ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve
midis tyre. Një zhvillim më të gjerë morën në këtë kohë
shkëmbimet me botën greke. Jo më kot pasuritë minerale dhe disa
prodhime bujqësore tërhoqën vëmendjen e autorëve antikë të kësaj
kohe. Duket se këto prodhime ishin ndër artikujt kryesorë të eksportit
ilir. Një vend me rëndësi zinin këmbimet me kolonitë greke të bregdetit
Adriatik dhe qytetet e Halkidës, të cilat merrnin nga Damastioni
argjendin për prerjen e monedhave të tyre, kurse nga tokat e afërta të
Atintanisë serën, që u duhej për ndërtimin e anijeve dhe
lyerjen e enëve të transportit. Kundrejt tyre ilirët merrnin prodhime
luksi të artizanatit grek, midis të tjerave prodhime atike e italike.
Krahas prodhimeve të Dyrrahut e të Apolonisë, enët e këtyre
qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës bregdetare.
Por ato fillojnë të duken më dendur edhe në krahinat e brendshme ilire.
Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe në luginën e mesme të Drinit, në
afërsi të Kukësit e të Krumës. Këto prodhime arrijnë këtu nëpërmjet
rrugëve tregtare të shkelura qysh në shek. VI-V, duke ndjekur
luginat e lumenjve me pikënisje si nga qendrat e bregut Adriatik,
ashtu edhe të Egjeut.

Monedhat e argjendit përdoren gjerësisht si ekuivalent shkëmbimi. Në
krahinat bregdetare gjejnë një përhapje të madhe monedhat e
Dyrrahut e të Apolonisë, kurse në ato të brendshme dhe lindore
monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnë se kjo
monedhë qarkulloi në një zonë të gjerë që përfshinte krahinën e
diestëve, penestëve dhe pjesërisht atë të lynkestëve. Prerja dhe hedhja
në treg e monedhave nga një qytet ilir si Damastioni është një fakt me
rëndësi të veçantë. Ai tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e.
sonë, krahas Dyrrahut dhe Apolonisë, të cilat me monedhat e tyre,
qysh nga shek. V p.e. sonë kishin mbuluar krahinat e afërta të
ultësirës bregdetare dhe i kishin tërhequr ato në orbitën e
marrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë
qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme. Ai hodhi në
treg monedhën e vet dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme të sistemit
monetar në krahinat e brendshme të Ilirisë Jugore. Ekonomia
monetare theu kështu dhe në këtë pjesë të Ilirisë ekonominë e
prapambetur natyrore, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri ekonomik,
skllavopronarisë.



Vendosja e skllavopronarisë



Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një popullsi qytetare, e cila më
parë nuk njihej. Burimet nuk e bëjnë të qartë përbërjen dhe karakterin e
kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin qendra ekonomike dhe
administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e
prodhuesve zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare,
tregtarët dhe aristokracia e vjetër fisnore që përbënte parinë e
qytetit. Si e tillë, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar në
shtresa shoqërore, me interesa të ndryshme. Prej tyre, pronarët e
punishteve dhe tregtarët formonin shtresën e re të pasuruar, e cila
zhvendos përfundimisht në plan të dytë aristokracinë e vjetër fisnore.
Si qendra ekonomike e politike më vete qytetet i rrethonte një popullsi
fshatare e lidhur me ta nëpërmjet interesave ekonomikë të ndërsjelltë.
Në burimet këto popullsi njihen akoma si fise të mëdha apo të vogla, por
fisi nuk ka më kuptimin e tij klasik. Vetë dukja e qyteteve dhe prerja
e qarkullimi i monedhave janë elemente që nuk pajtohen me rendin
fisnor, ato i japin bashkësisë një përmbajtje të re nga pikëpamja e
marrëdhënieve ekonomike e shoqërore.

Ashtu si në Maqedoni, edhe në Epirin fqinjë të kësaj kohe, shumica e
popullsisë në Iliri jetonte në fshatra; qytetet ishin ende në numër të
vogël. Masën kryesore të kësaj popullsie e formonte fshatarësia e lirë,
por burimet bëjnë fjalë edhe për një popullsi fshatare të varur.
Theopompi në veprën e tij « Filipika » shkruan se « ardianët kanë 300
mijë prospelatë si helotë... ». Me prospelatë autorët e vjetër
kuptonin një popullsi të varur që merrej me punimin e tokës dhe
që u jepte zotëruesve të saj si detyrim një pjesë të prodhimit. Duke i
krahasuar prospelatët e ardianëve me helotët e Spartës, Theopompi e
përcakton edhe më mirë gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe këta
ishin, sikurse helotët, një popullsi e nënshtruar që pas pushtimit ishin
shpronësuar dhe ishin kthyer në gjendje vartësie. Nuk kemi prova nëse
kjo ishte një popullsi e huaj apo një fis tjetër ilir që pësoi këtë fat;
numri i tyre gjithashtu duhet të jetë i tepruar, por mbetet i
padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën
ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.

Midis ilirëve ky nuk ishte një fenomen i veçantë për ardianët. Një
shekull më vonë Agatharkidi në veprën e tij « Evropaikon » do të
pohojë se « dardanët kanë kaq shumë skllevër (ai i quan këta me emrin
« dullos »), sa dikush kishte 1 000, kurse të tjerë edhe më shumë.
Secili nga këta në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr
pjesë në ushtri duke pasur si prijës zotin (« despotes ») e tij ». Edhe
pse Agatharkidi përdor termin dullos, shpjegimet e mëtejshme e bëjnë të
qartë se kemi të bëjmë me një popullsi të tipit të prospelatëve ardianë.
Nuk ka asnjë dyshim që termi « dullos » përdoret këtu me kuptimin më të
gjerë, ashtu sikurse ndodh shpesh që autorët antikë i quajnë helotët «
dullë të lakeldemonëve ». Një rast tjetër është ai që përmend Atheneu,
për penestët. Sipas tij « thesalët quajnë penestë jo ata që lindin
skllevër, por ata që shtihen në dorë me anë të luftës ». Dihet se me
emrin penestë quhej një fis i tërë në territorin e Mbretërisë Ilire.
Përkufizimi i Atheneut të çon në përfundimin se popullsia e këtij fisi
duhet të ketë qenë e ngjashme nga pikëpamja e gjendjes shoqërore me
prospelatët e ardianëve dhe dullët e dardanëve.

Prania e një popullsie të tillë të varur e të shfrytëzuar ekonomikisht
midis ilirëve, është një dëshmi e rëndësishme për të përcaktuar
karakterin dhe strukturën e shoqërisë ilire. Siç tregojnë të
dhënat e autorëve antikë, popullsia e varur e tipit
prospelatë-helotë-penestë përfaqësonte në këtë kohë në Iliri një formë
të hershme të skllavërisë që ekzistonte në disa nga popullsitë kryesore
ilire. Kjo kategori njerëzish përdorej në masë në punimet bujqësore dhe
mbase edhe në shfrytëzimin e minierave. Zotërit e tyre (despotët)
duket se banonin në qendrat e vogla të fortifikuara ose në qytete.
Kohën më të madhe ata e kalonin në luftëra dhe jo rrallë me dëfrime.
Theopompi na thotë se sunduesit e prospelatëve ardianë « çdo ditë
deheshin, bënin mbledhje dhe shtroheshin në gosti, të dhënë pas
të ngrënit e të pirit ». Pjesën tjetër të popullsisë e përbënte
masa e fshatarëve të lirë që luante, me sa duket, ende një rol kryesor
në prodhimin shoqëror.

Përveç përfitimit nga puna e popullsisë vendase, shtresa e pasur
siguronte të mira materiale nëpërmjet grabitjes kolektive të popujve
fqinjë me anë të luftërave. Tributet e përvitshme që detyroheshin të
paguanin popujt e nënshtruar tregojnë se këto grabitje kryheshin në
mënyrë sistematike. Kështu në shek. IV p.e. sonë, shoqëria ilire
paraqitet si një shoqëri e ndarë në klasa e shtresa shoqërore. Kjo
shoqëri njihte atëherë format e hershme të varësisë skllavopronare,
prandaj edhe ishte një shoqëri skllavopronare. Lindja e qyteteve
ndihmoi për thellimin e diferencimit shoqëror, sepse duke u bërë qendra
të rëndësishme të zejtarisë dhe të tregtisë ato i dhanë hov rritjes së
prodhimit, shkëmbimit me para dhe shfrytëzimit të punës së huaj. Pa
mbivlerësuar peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të hershme
mund të thuhet se ai vepron jo vetëm si bartës i skllavopronarisë, por
edhe si përçues i saj në botën fshatare që e rrethon. E lidhur me
qytetin me anë të marrëdhënieve ekonomike dhe e varur prej tij përmes
këtyre marrëdhënieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej rreth
qyteteve nuk është më bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani
marrëdhënie vartësie në formën e skllavërisë së tipit helot. Kështu,
në shek. IV qyteti ilir na paraqitet me një rol e peshë të
ndjeshme në jetën ekonomike e shoqërore të Ilirisë. Si i tillë ai
shërbeu si bazë e organizimit politik shtetëror.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:03 am

MBRETËRIA E PARË ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
(FILLIMI I SHEK. IV-335 P.E. SONË)




Ardhja në fuqi e Bardhylit


Shekulli i ri, i katërt, i gjen përsëri ilirët në konflikt me fqinjët e
tyre maqedonë për çështjen e Lynkestisë. Në vitet e fundit të sundimit
të mbretit maqedon, Arhelaut, në kapërcyell të shekullit, u zhvillua një
luftë e re midis ilirëve dhe maqedonëve për këtë krahinë. Në këtë luftë
mbreti i lynkestëve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli,
që e përmend këtë fakt, nuk e cilëson origjinën etnike të Syras, por
burimet e tjera e bëjnë të qartë se ai ishte mbreti i ilirëve. Aleanca
midis tij dhe Arrabeut ka të ngjarë ta ketë zanafillën e saj në ngjarjet
e vitit 423 p.e. sonë dhe duket se ka qenë përforcuar me një martesë
dinastike midis Syras dhe një vajze të Arrabeut. Rezultatet e kësaj
lufte nuk njihen, por ngjarjet e mëpastajme tregojnë se nuk ndodhi
ndonjë ndryshim në gjendjen ekzistuese.

Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e. sonë), shënoi për Maqedoninë
fillimin e një periudhe trazirash që zgjatën katër dekada me radhë.
Kontradiktat e brendshme që u bënë shkak për këtë vrasje dhe për
intrigat e mëvonshme dinastike,krijuan rast për hapjen e konflikteve
midis Maqedonisë dhe fqinjëve të saj. Në fillim të sundimit të
Amyntës II, që pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti
një zgjidhje. Martesa e Amyntës me një bijë të mbretit Syra, të
quajtur Eurydike, që ishte në të njëjtën kohë edhe mbesë e Arrabeut,
fsheh në vetvete faktin që midis ilirëve e maqedonëve ishte arritur një
marrëveshje pajtimi për çështjen e lynkestëve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Ilirët, interesat e të cilëve ishin
ndeshur prej kohësh me ato të Maqedonisë në Lynkesti, ishin të
interesuar për dobësimin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe jo për pajtim.
Rasti i volitshëm për ta arritur këtë qëllim paraqitet pikërisht tani,
që Maqedoninë e kishte pushtuar vala e turbullirave të brendshme. Në
vitin 393 p.e. sonë, ilirët u dyndën në Maqedoni, pushtuan një pjesë të
saj dhe pasi dëbuan Amyntën, vendosën në fron një farë Argeu, që
thuhet se zbriste prej dinastisë së lynkestëve. Nën presionin e
pushtimit ilir, një pjesë e tokave të Maqedonisë Lindore me pëlqimin e
mbretit të rrëzuar hyri në Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua në
Thesali dhe vetëm pas dy vjetësh mërgimi, ai mundi të kthehej në vend me
ndihmën e thesalëve, të cilët preferonin më mirë sundimin e tij se atë
të Argeut që përkrahej nga ilirët. Paqen me ilirët ai qe detyruar ta
blinte me një tribut vjetor që do t’ua paguante atyre.

Rrethanat në të cilat ndodhi ky ndryshim në marrëdhëniet e vendosura së
fundi midis ilirëve dhe maqedonëve nuk janë të qarta. Dihet vetëm se
ngjarjet e mëpastajme nuk janë të lidhura me Syran, por me emrin e
një mbreti të ri ilir, të quajtur Bardhyl. Megjithëse emri i tij
shfaqet në burimet shumë më vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e. sonë,
prapë se prapë duket se ai i udhëhiqte ilirët shumë kohë përpara. Sipas
këtyre burimeve Bardhyli jetoi një kohë të gjatë dhe kur u ndesh me
Filipin II (359 p.e. sonë), ose pak më vonë, ishte në një moshë të
thyer, 90 vjeçare. Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë
lajmet që e paraqesin si një mbret me prejardhje të ulët, në fillim
qymyrxhi e pastaj kryengritës (latro), që e pat fituar pushtetin me
forcë dhe që gëzonte simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e
plaçkës ishte i drejtë e i paanshëm. Këto njoftime e paraqesin atë jo
si një trashëgimtar të Syras, por si një përmbysës të tij. Vetëm duke
pranuar këtë fakt, mund t’i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në
marrëdhëniet e ilirëve me maqedonët në vitin 393 p.e. sonë. Duket se në
Iliri forca të reja, në të cilat rol të rëndësishëm ka pasur Bardhyli, e
kundërshtuan marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe invaduan
Maqedoninë. Pra, duhet të ketë qenë Bardhyli ai që udhëhoqi ilirët në
fushatën e vitit 393 p.e. sonë kundër Amyntës dhe e detyroi atë t’i
paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit
II në vitin 369 dhe të Perdikës III më 360 p.e. sonë për t’u çliruar nga
kjo gjendje. Tentativa e Perdikës përfundoi me dështim të plotë. Ai
mbeti në fushën e betejës së bashku me 4 000 maqedonë të tjerë. Kjo qe
humbja më e rëndë që pësuan maqedonët në vargun e përpjekjeve të tyre
për t’u çliruar nga ilirët.

Gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.e. sonë burimet përmendin edhe një
ngjarje tjetër me rëndësi. Në vitin 385 p.e. sonë ilirët
përfunduan një aleancë me tiranin e Syrakuzës, Dionizin.
Ndërmjetës për këtë u bë mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga
vendi i tij prej partisë filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë.
Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës në fronin molos.
Të dyja palët qenë të interesuara për këtë, sepse ilirëve kjo
aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht të
atij maqedon në Epir, kurse Dionizit i jepte mundësi të forconte pozitat
e tregtisë sirakuzane në brigjet e Adriatikut e të Jonit. Në tregimin e
tij Diodori vinte në dukje se Dionizi u dërgoi ilirëve një ndihmë
ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armë « meqenëse ilirët ishin në
luftë ». Por nuk thotë se me cilët luftonin ilirët në këtë kohë. Është
supozuar se Diodori e ka fjalën për luftën që përfundoi me dëbimin e
Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë është datuar në vitin 393 dhe jo
më 385. Nuk qëndron as pikëpamja se ilirët qenë duke luftuar me
molosët, kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se ky e shfrytëzoi këtë luftë
vetëm për të kthyer Alketën. Vetë Diodori e ka sqaruar këtë fakt kur
pohon se ilirët hynë në Epir pasi u erdhi kjo ndihmë dhe « pasi mblodhën
një fuqi të madhe ». Në këtë rast duhet të jetë fjala për faktin se
ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të pandërprerë me fqinjët e
tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtësonte pak
ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksion kundër
molosëve për të sjellë në fronin e tyre Alketën e vuri Sirakuzën në
pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre,
maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në këtë aksion ishin ato
ilire; ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë rol i
pavarur, përkundrazi Diodori thotë se « ushtrinë që u erdhi në ndihmë
ilirët e përzien me trupat e tyre ». Ndërmarrja përfundoi me sukses të
plotë. Në betejën e rreptë që u zhvillua ilirët dolën fitues dhe
molosët lanë në fushën e luftës shumë të vrarë. Ndihma që u dërguan
spartanët nuk u solli ndonjë dobi molosëve dhe Alketa zuri
përsëri fronin e vet në Mbretërinë Molose. Kjo ngjarje sqaron
politikën që Bardhyli ndiqte me fqinjët perëndimorë. Me sa duket,
aleanca me Syrakuzën ishte për të një mbështetje e shëndoshë në luftën
kundër Maqedonisë.



Fushata maqedone kundër Mbretërisë Ilire




Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër
ilirëve, por tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm
politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e
tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatën kundër
Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar
rrezikun trak e paion. I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër
ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të
armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me
një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500
kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme
ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje.
Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që
kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët
t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë.
Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u
ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë
sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri
formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati.

« Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga
tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy
ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë
veta dhe ca më shumë u plagosën ». Megjithëse maqedonët e fituan më në
fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më
vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan
të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën
të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i
vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u
kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e
Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të
Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin
nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e
fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të
cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste nga
ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në
një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.
sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë
antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: « tre mbretër,
ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar
Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së
Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u
lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit ».
Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në
befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet
edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një
koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në
këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të
ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm
supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë
kohë duhet të ketë vdekur.

Frenimi që arriti t’u bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai
nuk e ndiente veten të qetë sidomos kur lufta për vendosjen e
hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e
tij. Për t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta
vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e. sonë,
e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët
udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i
shkaktuan armikut humbje të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në
fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i afërm.
Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të pushtojë disa
qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi
shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe. Në
burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë
të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga
pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të ngjarë që ai
të ketë vënë dorë mbi një pjesë të krahinës së banuar nga
fisi i dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që në
burimet quhen malet e Ilirisë ose të taulantëve dhe që mund
të identifikohen me vargun e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të
Ostrovicës.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:03 am

Kryengritja e vitit 335 p.e. sonë


Pas vdekjes së Filipit II, ilirët e krahinave të nënshtruara ngritën
krye në vitin 355 p.e. sonë kundër pasardhësit të tij, Aleksandrit, kur
ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalët dhe popullsi të tjera
veriore. Këtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kësaj lëvizjeje në Iliri.
Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkëputur prej tij dhe me të ishte
bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirëve taulantë. Si mësoi se Kliti
kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij
kundër këtij qyteti. Rufi dhe Ariani që bëjnë fjalë për këtë ngjarje,
përshkruajnë me hollësi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave
kundërshtare dhe stratagjemat që përdorën të dyja palët. Sipas tyre
Pelioni ishte një qytet i Dasaretisë, buzë lumit Eordai, dhe më i forti
në këtë vend. Ushtria ilire ishte ndarë në dy pjesë: garnizoni
që mbronte qytetin dhe repartet e lëvizshme që kishin zënë rrugët dhe
majat përqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkëpusë lidhjet midis
tyre; ngriti lëmin pranë qytetit dhe filloi ndërtimin e një
muri që do të pengonte garnizonin të dilte për të marrë pjesë
në luftimet e jashtme.

Mbërritja e befasishme e Glaukisë me një ushtri taulantësh e vuri
ushtrinë maqedone në pozitë të vështirë dhe vetëm në sajë të një manovre
të shpejtë, Aleksandri mundi të tërhiqte pa humbje të mëdha trupat e
veta. Por ilirët nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren. Duke besuar në një
sukses të plotë, ata e lanë ushtrinë e tyre pranë Pelionit në
shkujdesje. Kjo i dha mundësi Aleksandrit, që tri ditë pas tërheqjes,
të kthehej fshehtas përsëri në fushën e betejës dhe ta godiste natën
ushtrinë ilire. Pasi pësoi humbje të mëdha, masa kryesore e ushtrisë
ilire u tërhoq në malet e taulantëve. Vetë Kliti, pas dështimit të
kryengritjes u mërgua në vendin e taulantëve, ndërsa garnizoni u largua
duke i vënë zjarrin qytetit. Deri në prag të kryengritjes duket se Kliti
sundonte në mbretërinë e tij të dobësuar, duke njohur sovranitetin e
mbretit maqedon. Kjo të paktën mund të nënkuptohet nga shprehja e
Arianit që thotë se ai « u shkëput » prej Aleksandrit, kur e njoftuan
për fillimin e kryengritjes. Por në burimet nuk thuhet se cila qe
gjendja juridike që u vendos në këtë pjesë të Ilirisë pas largimit të
Klitit. Aleksandri duket se u kënaq me rivendosjen e gjendjes së
mëparshme në këtë pjesë të shtetit të tij dhe nuk e vazhdoi më tej
konfliktin me ilirët; telashe të tjera e prisnin në Greqi. Taulantët,
të cilët Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte, paraqiten në këtë
konflikt si një fuqi më vete dhe me një mbret të tyre. Tokat e këtij
fisi përbënin siç duket atë pjesë të Mbretërisë Ilire që kishte mbetur e
pavarur.



Organizimi politik i Mbretërisë Ilire



Gjatë veprimtarisë së tij tridhjetëvjeçare deri në vitin 360 p.e. sonë
Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar një
mbretëri të fortë. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u
zhvilluan ngjarjet e rëndësishme të gjysmës së parë të shek. IV, por kjo
krahinë nuk mund të identifikohet me territorin e shtetit ilir,
shtrirja e plotë e të cilit është vështirë të rindërtohet. Sidoqoftë ai
na paraqitet si një forcë që ishte në gjendje t’i kundërvihej me
sukses Maqedonisë. Kuptohet vetiu që si i tillë ai përbënte një njësi
të paktën të barabartë me të, si nga pikëpamja e territorit,
ashtu edhe e forcës së gjallë njerëzore. Si rrjedhim, krahina të
tjera të Ilirisë së Jugut, pa përjashtuar ultësirën bregdetare, duhet të
kenë bërë pjesë në këtë njësi.

Organizimi politik i këtij formacioni shtetëror nuk njihet mirë.
Bardhyli quhet prej autorëve antikë « mbret i ilirëve »; po kështu
emërtohen dhe pasardhësit e tij. Kjo lejon që ky formacion të
konsiderohet si një mbretëri, e cila nuk kishte marrë ende tiparet e
qarta të një monarkie. Vetë Bardhyli, në fillimet e tij na paraqitet si
një prijës i thjeshtë ushtarak që respekton shumë zakone të rendit
fisnor. Duket më e besueshme, që mbretëria e tij të ketë qenë në fillim
një bashkim i thjeshtë bashkësish ilire, të cilat i lidhnin interesa
ekonomike dhe politike, në radhë të parë interesi i mbrojtjes nga
rreziku i jashtëm. Çdo bashkësi kishte në krye mbretin e vet të vogël
që njihte sovranitetin e mbretit të federatës dhe i nënshtrohej atij.

Me kalimin e kohës, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e
u forcua së tepërmi. Ky pushtet mbështetej në forcat e armatosura. Në
vitet 60 të shek. IV p.e. sonë, ai kishte një ushtri të rregullt, me një
organizim dhe taktikë luftarake të përparuar. Kjo ushtri formohej nga
një këmbësori e organizuar dhe e armatosur mirë që përbënte
bazën e forcave të armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithëse e
vogël në numër, ekzistonte si njësi më vete me cilësinë e një force të
manovrueshme goditëse.

Ngjarjet politike që jetoi Mbretëria Ilire e kohës së Bardhylit dhe e
pasardhësve të tij tregojnë gjithashtu se ajo përfaqësonte një forcë
serioze. Veprimet e saj nuk janë të shkëputura, por gjejnë vend në
kuadrin politik të kohës dhe janë shprehje e një qëndrimi që ka si
objektiv të qartë dobësimin e kundërshtarit kryesor dhe forcimin e
pozitave të veta në raport me shtetet fqinje. Kjo politikë mbështetej
në marrëveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund të përfytyrohet
dot një organizim fisnor apo një demokraci ushtarake që të luajë një rol
kaq aktiv në situatën ndërkombëtare dhe të ketë pikësynime kaq
të qarta politike, të cilat kërkonin përqendrim forcash e mjetesh, siç
është rasti i Mbretërisë Ilire të kësaj kohe. Një veprimtari kaq e gjerë
dhe kaq e guximshme në politikën e jashtme mund të ketë vend vetëm në
kushtet e një organizimi shtetëror.

Por nuk duhet të kujtojmë se shteti ilir i kësaj kohe ishte
një organizëm i përkryer që u përgjigjej të gjitha kërkesave të
këtij nocioni në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë ai
kishte tiparet thelbësore që i duhen një shteti: territorin,
ndarjen territoriale të popullsisë sipas njësive
gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik në duart e klasës
sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar në gjirin e shoqërisë
ilire të kësaj kohe çoi gradualisht në lindjen e këtij shteti, si një
mjet që i duhej klasës sunduese për të nënshtruar shtresat e tjera dhe
për të mbrojtur interesat e saj. Nuk mund të detyrohej masa e madhe e
prospelatëve- dulle të punonte për pjesën tjetër të shoqërisë ilire, për
despotët pa një aparat shtrëngimi të përhershëm siç ishte aparati
shtetëror. Kjo përbënte funksionin kryesor të brendshëm të shtetit ilir.
Karakteri i shtetit shprehet edhe në funksionin e jashtëm që realizohet
nëpërmjet ndeshjeve me popujt fqinjë me anë të fushatave pushtuese dhe
ngarkimit të tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej në stadin e tij
fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina të theksuara të rendit
fisnor që gjenin shprehje në anë të veçanta të jetës
shoqërore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, që përbënin bazën
themelore ekonomike e shoqërore të tij, kishin marrë një zhvillim të
dukshëm. Pozita dhe roli i tyre në jetën politike u bë më i qartë në
periudhat e mëpastajme, dora-dorës me zhvillimin e mëtejshëm të
shoqërisë antike ilire.

Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit të brendshëm të forcave
prodhuese në Ilirinë e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit të tij
përkon me periudhën e sundimit të mbretit Bardhyl; ai mund të
konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Luftërat me Maqedoninë
qenë, nga ana tjetër, një faktor i jashtëm me rëndësi që e shpejtoi këtë
proces. Dështimi i përkohshëm në luftërat me Filipin II dhe Aleksandrin
nuk e ndërpreu jetën shtetërore të ilirëve. Këto luftëra përbëjnë
vetëm një episod të shkurtër politik që nuk e ndali këtë proces të
thellë shoqëror në Iliri. Shteti ilir lindi brenda territorit, të cilin e
banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak të shek. I, Melës « ilirët e
mirëfilltë » dhe do të zhvillohet më tej në kuadrin e po këtij
territori.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:04 am

MBRETËRIA E DYTË ILIRE. DINASTIA E GLAUKISË
(335-231 P.E. SONË)





Rimëkëmbja e shtetit ilir




Shumë shpejt pasi pajtoi fqinjët veriorë dhe Greqinë, Maqedonia u
drejtua nga lindja duke e lënë të qetë shtetin ilir. Fqinjësia me
Maqedoninë nuk përbënte më atë rrezik serioz dhe ilirët u munduan ta
shfrytëzonin gjendjen e krijuar për rimëkëmbjen e shtetit të tyre.
Rufi njofton për trazira të reja në Iliri, por duket se ato nuk patën
sukses, sepse në vitin 323 p.e. sonë, kur u bë ndarja e
perandorisë së Aleksandrit, një pjesë e ilirëve ishte ende nën
sundimin e Antipatrit, që u bë mbret i Maqedonisë, i Greqisë,
i Ilirisë, i Epirit dhe i popullsive të tjera të pushtuara në
Ballkan. Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas
vdekjes së Aleksandrit dhe shthurjes së perandorisë së tij krijoi
kushte më të përshtatshme për çlirimin e tokave lindore ilire. Duke u
lidhur me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti t’i
çlirojë këto toka dhe t’i bashkojë me mbretërinë e tij. Duket se pas
kësaj ai mori edhe titullin « mbret i ilirëve » në vend të titullit të
mëparshëm « mbret i taulantëve ».

Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimëkëmbi shtetin
ilir, Glaukia u përpoq të dobësonte ndikimin maqedon në Epir. Për
këtë qëllim ai u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u martua me
Berojën, një bijë nga dera mbretërore molose. Në këtë politikë ai u
ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë përpjekjesh
ishte vendosur në krye të Maqedonisë. Në vitin 317 p.e. sonë, Kasandri
rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë, Ajakidin, i cili kishte
ndërhyrë në grindjet e brendshme për fronin maqedon, duke marrë anën e
Olimbisë, nënës së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori nën mbrojtje
dhe mbajti në pallatin e tij birin e mbretit të rrëzuar, Pirron
dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulëse të Kasandrit, Glaukia nuk
e dorëzoi Pirron; ai nuk e bëri këtë as kur mbreti maqedon i
premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e
kërcënoi me luftë.




Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninë




Tre vjet mbas kësaj ngjarjeje, në vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga
Epiri, sulmoi nga deti Apoloninë, pastaj Dyrrahun dhe u fut në Iliri.
Në këtë luftë Glaukia u mund dhe Kasandri u bë zot i dy qyteteve të
mëdha të Adriatikut. Trazirat politike e detyruan të kthehej në Greqi
pasi la këtu garnizone të fuqishme. Një vit më vonë, më 313 p.e.
sonë, Glaukia rrethoi Apoloninë, por pa sukses. Sipas Diodorit, me
ndërmjetësinë e spartanëve ai pranoi të heqë rrethimin dhe të përfundojë
një traktat paqeje me apoloniatët. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as
që bëhej fjalë për vendosjen e ndonjë forcë maqedone në
qytet; por ngjarjet e mëpastajme, të vitit 312 p.e. sonë, tregojnë
se të dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Në këtë vit
apoloniatët dhe dyrrahasit ngritën krye dhe i dëbuan forcat e
Kasandrit nga qytetet e tyre. Një rol të veçantë u atribuon
Diodori në këtë ngjarje korkyrasve, të cilët kishin ardhur për
ndihmë. Sipas tij ata « çliruan Apoloninë dhe Dyrrahun ia dorëzuan
Glaukisë, mbretit të ilirëve ». Burimet nuk japin një përgjigje të
drejtpërdrejtë për çështjet se përse korkyrasit ua dorëzuan Dyrrahun
ilirëve, cili ishte roli i ilirëve në këtë ngjarje, cilat kishin qenë
raportet e tyre me Dyrrahun dhe ç’raporte u vendosën me
Apoloninë. Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se korkyrasit në
këtë rast vepruan si aleatë jo vetëm të apoloniatëve dhe të dyrrahasve,
por edhe të ilirëve. Dalja e Maqedonisë në brigjet e Adriatikut cenonte
interesat ekonomikë e politikë si të shtetit ilir, ashtu edhe të
Dyrrahut, Apolonisë e të Korkyrës, prandaj ato u bashkuan kundër
rrezikut maqedon. Dy qytetet e mëdha ishin, siç duket, për ruajtjen e
marrëdhënieve të vjetra me shtetin ilir dhe nuk dëshironin t’i
nënshtroheshin me dhunë mbretit të Maqedonisë. Dyrrahu duket se kishte
qenë para kësaj në duart e ilirëve ose kishte njohur sovranitetin e
mbretit ilir. Kundërshtimi që i bënë apoloniatët Glaukisë më 313 p.e.
sonë tregon për një mbizotërim të përkohshëm në këtë qytet të një grupi
promaqedon, i cili më vonë u përmbys nga kryengritja e qytetarëve që
dëbuan forcat e Kasandrit.

Mbreti maqedon u shpejtua të vijë me forcat e tij përsëri para mureve të
Apolonisë për të rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori pohon se «
apoloniatët ishin lidhur me ilirët ». Megjithatë, nuk dihet nëse ishte
kjo një aleancë e thjeshtë ushtarake apo diçka më tepër, por duhet
nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i dorës së parë qëkurse
forcat që mbronin qytetin « ishin më të mëdha » se ato maqedone.
Kasandri u thye keqas dhe u detyrua të largohej, pasi kishte humbur një
pjesë të mirë të ushtrisë. Përpjekjet e tij për t’u ngulur në Ilirinë
bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto
anë. Luftërat me Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit ilir ishte rritur
aq shumë saqë ai mundi të matej me sukses me Maqedoninë për zotërimin e
bregdetit Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti prej kohësh
kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; të paktën mbi Dyrrahun ishte
vendosur ky sovranitet, por që nga viti 312 p.e. sonë edhe ndikimi mbi
Apoloninë nuk duhet të ketë qenë më i vogël, megjithëse pozita juridike e
këtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund të ketë qenë pak e
ndryshme nga ajo e Dyrrahut.

Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në Dyrrah e në
Apoloni, Glaukia u mor me përgatitjen e ekspeditës që do të
vinte Pirron në fronin molos. Nuk ishte zemërgjerësia ndaj tij, as
lidhjet që kishte me të nëpërmjet së shoqes, Berojës, bijë nga dera
molose, ato që e shtynë Glaukinë në këtë ndërmarrje të guximshme. Epiri
në këtë kohë ishte pika më nevralgjike e kontaktit dhe hallka më e
rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta
shkëpuste këtë vend nga ndikimi maqedon dhe t’i rikthente
shtetit ilir aleatin e humbur. Për këtë qëllim, në vitin 309 p.e.
sonë, në krye të një ushtrie të madhe, ai hyri në Epir dhe pasi
mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon që përfaqësohej nga
mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri në krye të shtetit molos
12-vjeçarin Pirro. Me këtë akt konflikti me Maqedoninë u zgjidh në
favor të ilirëve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisë për
rimëkëmbjen e forcimin e pozitave të shtetit ilir u kurorëzua me sukses.
Gjatë sundimit të Glaukisë, shteti ilir jetoi ditë lavdie; ai u bë
një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah
e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcë serioze që iu kundërvu Maqedonisë
në këtë pjesë të Ballkanit, dhe u bë një faktor i rëndësishëm që ushtroi
një ndikim të fuqishëm në ngjarjet politike të kohës.



Forcimi i pushtetit mbretëror



Në vitin 302 p.e. sonë Glaukia ishte ende në krye të shtetit
ilir. Pas kësaj date ai nuk përmendet më. Periudha që pason është
mjaft e errët dhe njihet vetëm nëpërmjet burimeve të fragmentuara, por
ndonjëherë tepër të rëndësishme. Rreth vitit 295 p.e. sonë si mbret i
ilirëve përmendet Bardhyli i ri. Rrethanat në të cilat ai u gjend në
krye të shtetit ilir dhe marrëdhëniet e tij me Glaukinë, të cilin e
zëvendësoi, janë të paqarta. Një lidhje martesore e paraqet Bardhylin
si aleat të Pirros. Plutarku thotë se pas vdekjes së gruas së parë,
Antigonës, Pirroja « u martua me shumë gra, për arsye politike dhe për
të rritur fuqinë e tij ». Një ndër to ishte edhe Brikena, bija e
Bardhylit, mbretit të ilirëve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari
romak i shek. I Frontini njoftojnë nga ana e tyre për një fushatë të
Pirros kundër ilirëve, në të cilën ai kishte dalë fitimtar dhe kishte
pushtuar edhe qytetin që ishte kryeqendra e tyre, pa na thënë emrin e
tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bën jehonë
kësaj ngjarjeje, duke thënë se Pirroja zotëronte një pjesë të Ilirisë
gjatë bregdetit Jon. Të gjitha këto burime nuk e përcaktojnë,
megjithatë, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire
dhe si ndodhi që ai i rritur në oborrin e Glaukisë ndërhyri me forcë në
shtetin e tij. Pas gjithë këtyre ngjarjeve fshihet një grindje e
brendshme midis trashëgimtarëve apo pretendentëve për fronin e
Glaukisë, e cila u shfrytëzua nga Pirroja. Por nuk është për t’u
përjashtuar edhe pikëpamja sipas së cilës Bardhyli i ri të ketë qenë një
pinjoll i Bardhylit I, që vjen në fuqi me ndihmën e Pirros, duke i
lëshuar këtij të fundit një pjesë të Mbretërisë Ilire. Vetëm kështu
mund të shpjegohet se si Pirroja u bë zot i krahinave perëndimore të
Mbretërisë Ilire, ndofta edhe i Apolonisë, kurse Bardhylit i la
krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose në perëndim të tij.

Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit të ri si
« mbret i lirëve » mbi një pjesë të shtetit ilir nuk duhet të kenë
zgjatur shumë. Pasazhi i Apianit që thotë se këto toka i trashëguan dhe
pasardhësit e Pirros bie në kundërshtim me zhvillimin e ngjarjeve të
mëpastajme. Grindjet e brendshme për trashëgimin e fronit të
Glaukisë duket se u kapërcyen shpejt. Në prologun e librit XXIV
të historianit latin Trogut bëhet fjalë për « luftën që Ptolemeu e
Kerouni (mbret i Maqedonisë) bënë me Monunin ilir dhe Ptolemeun, të
birin e Lysimahut ». Ky lajm që i takon një ngjarjeje të vitit 280
p.e. sonë flet për një sundimtar ilir që ndërhyn në grindjet për fronin
maqedon si aleat i pretendentit tjetër, birit të Lysimahut. Sipas
renditjes së Trogut, Monuni është kundërshtar i parë i Keraunit dhe mund
të supozohet edhe iniciator i kësaj lufte. Sidoqoftë ky Monun duhet të
ishte sundimtar i një vendi, kufijtë e të cilit takonin me Maqedoninë.
Supozimi se ai ishte një mbret dardan, sot është zhvleftësuar duke i
lënë vend mendimit se në rastin konkret kemi të bëjmë me një sundimtar
të shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bëhet më e qartë
nëpërmjet një monedhe të Dyrrahut. Kjo është një tridrahme, e cila mban
simbolet e njohura të tridrahmes së mëparshme autonome të Dyrrahut; në
faqe ka një lopë duke e pirë viçi, në shpinë një katror të mbushur me
zbukurime lineare; ndryshe prej së parës monedha e re ka një peshë më të
vogël (10,3-10,5 gr. në vend të 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendës
????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe një
nofull derri mbi lopën, që mungojnë në tridrahmat e vjetra. Në një
variant tjetër monedhave të Monunit u është hequr legjenda e
shkurtuar e qytetit dhe është zëvendësuar me një heshtë. Këto
tridrahme janë datuar me të drejtë pas vitit 300 p.e. sonë dhe përputhen
si kohë me Monunin e përmendur prej Trogut.

Njoftimi i Trogut dhe prerja e kësaj monedhe dëshmojnë se me gjithë
tronditjen që kishte pësuar shteti ilir mbas vdekjes së Glaukisë nga
ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur të rimëkëmbte shtetin e tij në
të gjithë territorin e dikurshëm, prej brigjeve të Adriatikut deri në
kufi të Maqedonisë. Si duket, ai përfitoi nga largimi i Pirros për në
Itali për t’i rikthyer shtetit të vet tokat e pushtuara. Pushteti i
tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vënë dorë mbi punishten e
monedhave, ai i thelloi më shumë se paraardhësi i tij marrëdhëniet me
këtë qytet. Varianti i fundit i prerjeve të Monunit tregon se mbreti
ilir duhet ta ketë ndjerë veten mjaft të fortë qysh se hoqi prej kësaj
monedhe emrin e shkurtuar të Dyrrahut. Nuk dihet se si kanë qenë
marrëdhëniet e tij me Apoloninë, por s’ka ndonjë arsye për t’i
konsideruar të ndryshme. Edhe ky qytet duhet të ketë njohur sovranitetin
e plotë të mbretit ilir, duke iu nënshtruar atij si Dyrrahu politikisht
dhe ekonomikisht. Pasardhës i Monunit dhe i fundit prej dinastisë së
Glaukisë ka qenë Mytili. Edhe për të si traditë letrare kemi vetëm një
njoftim të shkurtër në prologun e librit XXV të Trogut ku thuhet se «
...i biri i tij [Pirros], Aleksandri bëri me Mytilin luftën ilire ». Një
monedhë bronzi e prerë edhe kjo në punishten e Dyrrahut vërteton
plotësisht natyrën historike të personit të Mytilit. Kjo monedhë, e
cila ka si simbole kryet e Herakliut në faqe dhe armët karakteristike të
këtij heroi (harkun, mëzdragun dhe millin) në shpinë, ndryshon
prej prototipit të vet, sepse në vend të nëpunësit monetar të
Dyrrahut atë e siglon këtë radhë mbreti Mytil (??S???OS
???????), i cili ka hequr përveç kësaj nga monedha edhe legjendën e
qytetit. Vetë këto të dhëna të monedhës tregojnë se Mytili ishte zoti i
Dyrrahut dhe ushtronte mbi këtë qytet po atë pushtet që kishte edhe
paraardhësi i tij Monuni. Monedha është tepër e rrallë, gjë që tregon
se sundimi i tij ka qenë i shkurtër.

Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, për të cilën bënte fjalë Trogu, i
takon vitit 270 p.e. sonë. Për fat të keq nuk është ruajtur ndonjë
njoftim i saktë mbi shkaqet dhe përfundimet e kësaj lufte, gjë që ka
dhënë shkas edhe për supozime të ndryshme. Mendimi se ajo përfundoi në
favor të Aleksandrit dhe se ky u bë përsëri zot i krahinave jugore të
shtetit ilir, madje edhe i Apolonisë, u referohet Frontinit dhe Apianit.
Një shqyrtim më i kujdesshëm i njoftimeve të tyre tregon se këto
përfundime nuk janë plotësisht të drejta. Është e vërtetë se Frontini,
që plotëson Trogun, bën fjalë për një ndeshje në të cilën Aleksandri
mundi ilirët, por përleshja zhvillohet në tokën epirote dhe nga ky lajm
nuk del se ai pushtoi qoftë edhe ndonjë pjesë nga tokat e shtetit ilir.
Sa për njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepër të përgjithshëm dhe as
ky dhe as ndonjë autor tjetër nuk paraqesin prova se Apolonia
ka qenë nën sundimin e ndonjë mbreti epirot.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:05 am

FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISË





Lulëzimi i qyteteve. Pamja e tyre




Periudha midis viteve 335-230 p.e. sonë është koha e shtrirjes së
mëtejshme të jetës qytetare në Iliri, e zhvillimit të vrullshëm dhe e
lulëzimit të qytetit ilir. Ajo përputhet me fuqizimin më të madh të
shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanërisht në krahinat e
ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apolonisë, zonë që
përbënte tani qendrën e shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e
tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes
së disa krahinave lindore në përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e
humbën rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir. Qytete të
tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janë ndër ato
qytete të vjetra, që u rritën e u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një
rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këtë zonë edhe një varg
qytetesh të reja, si Dimli, Olympe (Mavrovë-Vlorë), Gurzeza
(Cakran), Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopoli ?), në
Gradishtën e Belshit, në Selcën e Poshtme, në Irmaj etj., të panjohura
më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat
bregdetare në veri të lumit Mat. Qendrat e para urbane në këto anë,
Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindën vetëm në fundin e
shek. IV - fillimin e shek. III p.e. sonë. Por në krahinat e brendshme
të luginës së Matit e të Drinit të mesëm nuk ka ende dëshmi të qendrave
urbane dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe më parë, zënë një vend qendror midis
një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më
të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së
tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të
vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit, por në disa raste si
në Dimale, Olympe, Selcë e Poshtme etj., qyteti lind mbi një truall të
ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të lumit Mat është se
ato janë të kthyera me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë
zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende të
lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të
papriturat e tij. Pamja e përgjithshme urbanistike nuk është e njëjtë
për të gjitha qytetet ilire të kësaj kohe. Ato dallohen sipas
madhësisë dhe rolit ekonomik e politik të tyre: ka qendra të
mëdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra,
Lisi etj., ka edhe qendra më të vogla prodhimi, si Albanopoli,
Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt
etj. Një kategori tjetër formojnë qendrat me fizionomi qytetare, por me
funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi,
Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.. Duke u mbështetur në
kushtet e terrenit dhe të rrethanave në të cilat lindi dhe u zhvillua
qyteti ilir mund të veçohen tre tipa qytetesh.

Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat kanë një akropol në majë
dhe qytetin poshtë tij. Të tilla janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë
qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash. Qendrat e vjetra që
u dhanë jetë këtyre qyteteve zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin
e kohës kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u kapërcyen dhe qyteti u
shtri nëpër faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet
rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke i zgjatur ato në
vijim të mureve ekzistuese të vendbanimit të mëparshëm; muri i
poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në këtë rast në një mur të brendshëm
të tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë: në atë të sipërm -
akropolin, dhe në atë përfund tij - qytetin e poshtëm. Në Lis, ky tip
qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar një ndarje të tretë,
qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur
të dytë të brendshëm. Qendra e vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën
e vogël të një kodre të veçuar me faqe të thepisura, prandaj qyteti u
zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër. U krijua kështu një tip
qyteti me akropolin në mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e këtij tipi
duket se nuk kishin një mur të jashtëm rrethues për lagjet e
jashtme dhe mjaftoheshin vetëm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margëlliçi, Irmaj
etj., u ngritën mbi kodra që kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me
kurrize e thyerje të buta. Këto qytete që lindën mbi një truall të ri
duket se nuk kanë pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me
një mur të vetëm. Ato përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire.

Prej qyteteve të vjetra Bylisi ndoqi një rrugë të veçantë në zhvillimin e
tij. Kodra e Klosit, mbi të cilën ishte ngritur qyteti i vjetër, në
fund të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit të kësaj
qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte më të përshtatshme për këtë
qëllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan të
vendosen qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo
kohë të dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë të veçanta, por
të ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi epërsinë dhe u bë më
përfaqësuesi. I parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve të
tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me Klosin ai përbën një
kategori të veçantë qyteti. Pavarësisht nga klasifikimet e ndryshme
që mund t’u bëhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u
përgjigjej disa kërkesave themelore, siç ishin vendosja e qendrës së
banuar në një terren jo të sheshtë, rrethimi i saj me mure, ndarja e
territorit brenda mureve në tri pjesë kryesore, për banim, për
veprimtari shoqërore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve të
terrenit, i unitetit midis agorasë dhe komplekseve të banimit. Një nga
kriteret bazë të qytetit ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së
jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më mirë
mundësitë mbrojtëse të terrenit. Në këtë sistem fortifikimi muret e
qendrave të vjetra të epokës së hekurit shfrytëzoheshin vetëm
pjesërisht. Qytetet e ngritën mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re
që u përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret rrethuese të
Lisit dhe të Shkodrës u ndërtuan në stilin e njohur
trapezoidal-poligonal, kurse ato të Bylisit, Dimales, Margëlliçit,
Irmajt e të Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Këto ishin mure të
fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e të skalitura me një trashësi
prej 2,70-3,50 m dhe që në kohën e vet arrinin një lartësi prej 10-12 m.
Ato përforcohen tani me kulla të shumta.

Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta, qytetet që kanë
tani një jetë më të dendur dhe lëvizje të madhe kanë porta të shumta, të
mëdha e të vogla, për të lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve.
Meqenëse portat përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së tyre i
kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht vendoseshin midis dy
kullave dhe në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë
kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të shfrytëzohej
krahu i zbuluar i armikut. Nuk njihet ende në masën e duhur ndërtimi i
brendshëm i këtyre qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi
dëshmojnë se ato janë ndërtuar sipas shembullit të qyteteve
bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe në Epir, në bazë të parimeve
urbanistike të njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve të mëdha,
akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallohet
edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e
Lisi dhe qytete të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin
edhe skelat e tyre. Rrugët ishin një element themelor urbanistik që e
ndanin qytetin në insola, që niseshin nga hyrjet kryesore apo të
dyta, përshkonin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në
mënyrë organike pjesët përbërëse të tij. Vendet më në dukshme janë
përdorur në qytetet ilire për ndërtimin e godinave të
rëndësishme shoqërore. Vende të tilla zinin tempujt, teatrot,
portikët, stadiumi në Bylis, Amantie, Dimale etj., varret
monumentale në Selcë të Poshtme etj.. Kur terreni ishte i
pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë
tarracash. Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes së qytetit me
kanale kulluese, të cilat shkarkonin ujërat jashtë mureve rrethuese.
Furnizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe
rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose në trashësinë e mureve
rrethuese.

Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin hapësira që ato zinin dhe
perimetri i mureve të tyre rrethuese. Kështu, Lisi zinte një
sipërfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2 200
m; Bylisi shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret ishin 25
550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në kodrën e vet 18 ha tokë,
që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1 850 m. Nuk dimë
shtrirjen e saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak më e madhe se
ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgërdheshi
kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja e shtrirjes së tyre
arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin të
1 400 m. Një grup i tretë qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin
më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe rrethonin
sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha. Megjithëse qytetet e kësaj kohe
shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë
banesash, tempuj e ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor të
qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.

Muret rrethuese dhe godinat shoqërore që janë ruajtur dëshmojnë
se ndërtimet e tyre u nënshtroheshin parimeve të njohura të
urbanistikës antike. Vetëm ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella
teknike mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqisnin
ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter publik e privat, në atë shkallë
të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i
shek. IV deri në mesin e shek. III. Jeta dhe kërkesat e kohës i
përgatitën këta ndërtues midis vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre
ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare që kishte
mundësitë e organizimit dhe të sigurimit të materialeve për një
veprimtari kaq të gjerë ndërtuese. Procesi i shndërrimit të disa
qendrave të fortifikuara të epokës së hekurit në qytete nuk
përfshin dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u
veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ato që kishin një pozitë
gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa
tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një
jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të tregtisë bënë,
nga ana tjetër, që krahas këtyre qendrave të lindin në rrugët e
komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të
vogla, të fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative.
Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një
pikë kyçe në rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat e brendshme
lindore nëpër Shkallën e Tujanit - Qafë Murrizë - Dibër - Maqedoni;
qyteza e Shkamit në rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë, në
rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apolonisë me luginën e
Devollit; pikëvrojtimi i Rabies në Mallakastër, në rrugën që ndjek
krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të cilat gjenden pa
përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkonin truallin e
vendit tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike këto qendra
përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum
apo peripolia. Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja
strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para
duket në vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të çojnë drejt
qytetit, duke krijuar një kurorë fortifikimesh në zonën gjeografike
ku qyteti mbizotëron me ekonominë e vet. E dyta shprehet në
faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë
vetë.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:06 am

Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut



Në fushën e prodhimit kjo periudhë shënon përparime të dukshme. Punishte
të shumta metalesh funksiononin në çdo qytet. Mbeturinat e farkave,
zgjyrat, të cilat janë ndër gjetjet e zakonshme në trojet e këtyre
qyteteve, dëshmojnë qartë për këtë. Pasuritë minerale të Ilirisë së
Jugut, veçanërisht ato të bakrit dhe të hekurit u siguronin atyre lëndë
të parë të bollshme. Në këto punishte farkëtoheshin veglat e punës,
armët dhe punoheshin stolitë e enët metalike që u nevojiteshin
qytetarëve dhe banorëve të rretheve në jetën e tyre të përditshme.
Gjetja me shumicë e këtyre sendeve në qytetet dhe në varrezat e kësaj
kohe dëshmon për karakterin intensiv të prodhimit zejtar dhe për
konsumin e gjerë të këtyre mallrave. Në qytete kishte edhe punishte
zejesh të tjera si ato për regjjen e lëkurave, punimin e
veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj.. Një nga zejet më të
rëndësishme ishte ajo e gurgdhendësve, të cilët angazhoheshin në
ndërtimet monumentale të qytetit, si në ndërtimin e mureve rrethuese të
qytetit, në godinat shoqërore, në ngritjen e varreve monumentale etj..
Veprimtaria e grupeve të specializuara të gurgdhendësve provohet nga
guroret e zbuluara në Selcë të Poshtme, Bylis, Amantia, në shkallët e
Konispolit etj..

Zhvillim të dukshëm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enët
prej balte që dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin të punuara
kryesisht me çarkun e poçarit, kurse sasia e atyre të punuara me dorë
është tepër e kufizuar. Kalimi në teknikën e re të prodhimit të enëve u
shoqërua me largimin nga format tradicionale dhe me përshtatjen në
shkallë të gjerë të formave greke. Nuk mungojnë edhe përpjekjet
për të zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato çojnë në
ndërthurje eklektike që nuk gjejnë përhapje të gjerë, me sa duket për
shkak se nuk u përgjigjeshin kërkesave të tregut dhe shijeve të kohës.
Prodhimi i enëve me forma greke merr përhapje të gjerë. Kështu nga
furrat e punishteve qeramike të qyteteve ilire dalin tani enë të llojeve
të ndryshme, duke filluar prej atyre të mëdha, si pitosa e amfora e
deri tek enët e përdorimit të gjerë apo të luksit të lyera me vernik të
zi apo të pikturuara. Një vend me rëndësi në këtë kohë zë edhe
prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, që përdoreshin në
ndërtimin e banesave dhe të godinave shoqërore. Sot njihen pothuajse
për çdo qytet punishte qeramike të tilla që ishin pronë private e
qytetarëve ilirë. Sipas vulave që kanë enët apo tjegullat del se
një punishte në Lis ishte pronë e një farë Ortai; në Irmaj
pronarët e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; një vulë me
emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon një punishteje në Irmaj.
Një Plator vulos buzën e një pitosi të gjetur në Tren të Korçës, kurse
një Epikad te një enë tjetër e këtij lloji nga rrethi i Pogradecit.
Pronari i një punishteje qeramike në Selcë të Poshtme (Polion) quhej
Gent , në Bylis (Klos) një punishte e tillë i takonte Balaneut , kurse
në Dimal kemi pronarët Epikad dhe Olnio. Në qytete të tjera, si në
Zgërdhesh e Margëlliç vulat e pronarëve janë të shënuara me
monograme apo shenja simbolike. Krahas këtyre, nëpër këto qendra ka
edhe vula që mbajnë emra grekë e maqedonë. Prania e këtyre emrave në
vulat e punishteve qeramike të qyteteve ilire nuk është domosdo e
lidhur me qytetarë të origjinës greke apo maqedone në këto
qendra. Në periudha të caktuara dhe aty ku pati vend një pushtim i
qëndrueshëm maqedon, kjo gjë padyshim edhe mund të ketë ndodhur. Por
kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime të karakterit kulturor, si pasojë
e të cilave këta emra u përhapën dhe u adaptuan nga popullsia ilire.
Dëshmi të gjalla të kësaj dukurie vihen re në mbishkrimet varrimore të
Apolonisë e të Dyrrahut ku emri i parë është grek, kurse i dyti, ai i
atit, është ilir ose anasjelltas. Në Apoloni kemi emra të tillë, si
Nikanori i Gentit (???a???a Ge?????), ose në Dyrrah Anaia e Glaukisë
(?????a G?a???a), Epiktesi i Tritos (?p??t???? ???t??), Teutaia e
Aristionit (?e?t??a ??e?????), Euklidi i Tritos (?p??t?a?? ???t??),
Teutaia e Aleksenit (?e?t??a ??e??????), Brygu i Afrodisit (??????
?f??d?s?) etj..

Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit më të dendur të mallrave
dhe zgjerimit të tregtisë. Prodhimet e zejtarisë së qyteteve ilire
mbulojnë tani rrethin e tyre të ngushtë dhe lëvizin në drejtimet më të
ndryshme për të ushqyer reciprokisht tregjet e njëri-tjetrit; jo rrallë
ato shtrihen në krahina të brendshme. Në qoftë se deri në fund të shek.
IV popullsia e këtyre krahinave të largëta kënaqej me prodhimet e
qeramikës lokale të punuar me dorë ndërsa prodhimet e importit
ishin sende luksi tepër të rralla, më vonë prodhimet e qeramikës
qytetare ilire depërtojnë gjerësisht në këto anë dhe hyjnë në
konsumin e përditshëm të popullsisë. Zonat e thella të dasaretëve dhe
të fiseve të tjera më të vogla që banonin në krahinat malore të
rrjedhjeve të sipërme të Shkumbinit, të Devollit dhe të Osumit
furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, të cilat ishin
më të dendura dhe më të zhvilluara. Marrëdhëniet e botës ilire me
Dyrrahun e Apoloninë bëhen më intensive. Megjithëse këto nuk janë më
qendrat e vetme që furnizojnë tregun ilir, prapëseprapë vazhdojnë të
luajnë një rol të rëndësishëm. Midis tyre duket se ka një ndarje të
qartë të zonave të tregtimit: ndërsa Dyrrahu shtrin veprimtarinë e vet
kryesisht mbi krahinat në veri të Shkumbinit, në orbitën e Apolonisë
hyjnë ato në jug të këtij lumi. Përmes këtyre dy qendrave përhapen
gjerësisht në Iliri edhe prodhimet e qyteteve të Apulisë. Mallrat e
qendrave greke që gjenden krahas tyre janë përkundrazi më të rralla,
kurse ato maqedone dhe të Epirit ndeshen kryesisht në zonat kufitare.
Rrugët kryesore nëpër të cilat lëviznin mallrat dhe zhvillohej
tregtia me botën ilire ishin luginat e lumenjve; ndër to ajo e
Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosës formonin
arteriet më të rëndësishme. Rrugë të tjera të shumta, të dorës së dytë,
përshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve për të lidhur njërën
krahinë me tjetrën. Sado të vështira që ishin këto rrugë, asnjë krahinë
e Ilirisë Jugore nuk mbeti në këtë kohë e izoluar dhe jashtë ndikimit
të marrëdhënieve tregtare me qytetet. Më e rëndësishmja është se
në tregun e brendshëm mbizotëronin prodhimet lokale, të cilat
konkurronin si me prodhimet që vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe
me ato të importit dhe që ishin kryesisht sende luksi. Fuqizimi ekonomik
dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e
Olympe të presin gjatë gjysmës së parë të shek. III monedhat e tyre
prej bronzi në emër të bashkësive qytetare përkatëse.



Organizimi shoqëror e politik



Burimet nuk hedhin dritë plotësisht mbi strukturën shoqërore dhe
organizimin politik të qytetit ilir. Megjithatë nuk është vështirë
të kuptohet se një bazë ekonomike e tillë si ajo që u krijua në Iliri në
kohën e lulëzimit të jetës qytetare i takonte një shoqërie antike të
zhvilluar me të gjitha tiparet e saj. Duke qenë qendra ekonomike, një
vend me rëndësi në popullsinë e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve
zejtarë dhe e mjeshtërve ndërtues, të cilët mund të ishin qytetarë të
lirë ose dhe skllevër. Prania e këtyre të fundit dëshmohet në qytetet
ilire vetëm përmes burimeve që lidhen me ngjarjet e mbarimit të shek.
III dhe ato të fillimit të shek. II p.e. sonë, por nuk ka dyshim se në
këtë kohë ato nuk janë një dukuri e re, ashtu si nuk janë
vetë qytetet që përmendëm. Shtresën tjetër të popullsisë e përbënin
pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe në qytetet bregdetare,
detarët. Krahas tyre, në qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe
përfaqësues të aristrokracisë së vjetër fisnore që mbështeteshin në
pronën e tokave dhe të blegtorisë. Si e tillë popullsia e qyteteve
paraqitej në këtë etapë e diferencuar shumë qartë në shtresa shoqërore
me interesa të ndryshme. Nga pikëpamja e organizimit politik mbi bazën e
federalizmit qyteti së bashku me rrethinat fshatare dhe kështjellat
që formonin sistemin e tij mbrojtës dhe u shërbenin nevojave
të tregtisë, përbënin koinonin që mbante emrin e qytetit
kryesor, i cili ishte qendra e kësaj njësie. Koinoni kishte
organe që zgjidheshin çdo vit nga eklesia ose mbledhja e
përgjithshme. Prej saj dilte këshilli legjislativ ose buleja, si dhe
organi përfaqësues i njësive i përbërë nga damiorgët. Zbatimi i
vendimeve bëhej nga një kolegj nëpunësish, të quajtur prytanë që
zgjidheshin çdo vit, të shoqëruar nga një sekretar. Në krye të koinonit
qëndronte strategu. Në koinonin e bylinëve strategu ishte një nëpunës
ushtarak që shoqërohej në këtë funksion edhe nga hiparku, komandanti
i kalorisë. Pastaj vinin me radhë nëpunësit e ngarkuar me
edukimin e rinisë (gymnasiarkët), me organizimin e festave dhe
të garave sportive (epimeletët), me drejtimin e rojeve (toksarkët,
peripolarkët) etj..

Koinoni duke qenë një organizëm autonom përbënte një njësi
administrative të shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti përbëhej nga disa
koinone të organizuara mbi bazën e federatizmit. Veprimtari e
rëndësishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi,
presin monedhat e tyre në emër të bashkësive qytetare, gjë që
dëshmon jo vetëm për fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe
për një autonomi politike që ato gëzonin në kuadrin e shtetit ilir.
Simbolet e monedhave të tyre hedhin dritë, mbase edhe mbi
karakterin e pushtetit politik në këto qytete. Pasqyrimi i anijes në
monedhat e Skodrës ka mundësi të përfaqësojë një shenjë për tregtinë
detare që zhvillonte qyteti dhe të jetë, në këtë mënyrë, një e dhënë e
tërthortë për peshën sunduese të shtresës tregtare në qytet. Në Bylis,
përkundrazi, përdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar të
qytetit, duke theksuar me këtë traditën, me të cilën lidhej kryesisht
shtresa aristrokratike e qytetit. Pak më i qartë bëhet ky problem në
burimet e çerekut të fundit të shek. III. Këtu për herë të parë bëhet
fjalë se në krye të qyteteve qëndronin polidinastet (sundimtarë të
qyteteve), të cilët i nënshtroheshin plotësisht pushtetit të mbretit.




Dyrrahu dhe Apolonia




Përfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisë në gjirin e shtetit ilir pati
pasoja të rëndësishme si për jetën e këtyre qyteteve, ashtu edhe për
vetë shtetin ilir. Të dhënat arkeologjike tregojnë se qysh nga çereku i
fundit të shek. IV p.e. sonë, lidhjet e këtyre qyteteve me botën ilire
bëhen më të dendura dhe më të drejtpërdrejta. Tregtisë së Dyrrahut dhe
të Apolonisë iu hapën lirisht rrugët e gjera të tregut ilir. Që nga
kjo kohë në krahinat e brendshme ilire fillojnë të depërtojnë me lehtësi
prodhimet e zejtarisë së zhvilluar të tyre. Nëpërmjet këtyre qyteteve,
në Iliri hynin mallrat e importit, midis të cilave vendin më të
rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e përtejme të Adriatikut.
Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg monedha të
reja argjendi, ndër të cilat përhapje të gjerë merr drahma e
argjendtë e këtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht për
tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar «
drahma ilire ». Shfaqje e re e kësaj kohe është prerja nga këto qytete e
monedhave të bronzit. Vënia në qarkullim dhe pranimi në masë, siç
tregojnë gjetjet, i këtyre monedhave me vleftë shumë herë më të vogël se
monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar në
një shkallë të gjerë në Iliri. Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia
jetojnë një periudhë të vërtetë lulëzimi. Ndërtimet më të rëndësishme e
më monumentale në këto qytete i përkasin periudhës pas mesit të shek.
IV p.e. sonë. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me
botën ilire u lejuan të ndërtonin mure të fuqishme mbrojtëse, që
përfshinin në gjirin e tyre sipërfaqe shumë më të mëdha nga ato që
njihnin më parë, të ngrinin tregje e sheshe publike, shëtitore,
tempuj, gjimnaze e godina të mëdha administrative.

Një dukuri e re filloi të përshkojë dhe të ndryshojë në një drejtim të
caktuar jetën shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e mëparshme
etnike të tyre. Emrat ilirë që janë gjetur vitet e fundit mbi gurët e
varreve të zbuluara në nekropolin e Dyrrahut, përbëjnë mbi 1/3 e
tërësisë së emrave të njohur në këtë qytet nga monumentet
epigrafike. Këto emra dëshmojnë praninë në masë të popullsisë
ilire në to. Emrat ilirë të prytanëve dhe të nëpunësve monetarë
që gjenden në të dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe
emrat në vulat e tjegullave të Dyrrahut dhe të Apolonisë, tregojnë se
popullsia ilire kishte një peshë me rëndësi në jetën ekonomike, dhe
kishte siguruar të drejta qytetare të plota deri në zënien e posteve më
të larta në jetën administrative e politike të qytetit. Midis emrave të
shumtë ishin edhe këta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???,
?????????, ???t??, për Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., për Apoloninë.
Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.e. sonë, Dyrrahu dhe Apolonia
humbasin karakterin tipik të një kolonie, mbasi popullsia e tyre
përbëhet në një përqindje të madhe edhe nga ilirët. Procesi i ilirizimit
të këtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes së sovranitetit ilir mbi to,
ushtroi një ndikim të thellë mbi gjithë jetën sociale-politike e
kulturore të Ilirisë në shekujt e mëpastajmë. Rezultati i këtij
procesi qe shkëputja e plotë e Dyrrahut dhe e Apolonisë nga qytetet mëmë
dhe integrimi i tyre i plotë në jetën ekonomike e politike të shtetit
ilir. Këtë integrim e favorizonte përputhja e interesave të tyre
ekonomike e politike me ato të shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa
sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve të
mëdha, kurse skllavopronarët e Dyrrahut dhe të Apolonisë
pushtetin e fuqishëm të sundimtarëve ilirë mbi një krahinë shumë më
të gjerë se sa territoret e ngushta të qyteteve- shtete të tyre me
pasuri dhe treg të gjerë. Rezultati u arrit, siç tregojnë faktet, sado
të pakta, nëpërmjet një lufte të ashpër politike, mjaft të ndërlikuar,
ku u përzien edhe fuqi të jashtme, por edhe si rrjedhojë e një
domosdoshmërie të diktuar nga kushtet objektive të kohës.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Admin_ergis prej Wed Feb 23, 2011 10:06 am

RËNIA E DINASTISË SË GLAUKISË



Gjendja politike në vitet 270-231




Pas luftës së fundit të Mytilit kundër Aleksandrit II të Epirit, në
vitin 270, nuk flitet më në burimet për shtetin ilir. Duke zbritur
drejt vitit 230 dalin të dhëna të reja mbi këtë shtet. Megjithëse në
vështrimin e parë kjo duket si një periudhë e errët, ajo përbën në
vetvete një faqe me shumë interes në historinë ilire. Gjatë gjysmë
shekulli, që nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i
bënte ballë me sukses agresionit të Kasandrit dhe më pas të Pirros e
pasardhësit të tij. Të gjithë këta kishin dështuar në ndërmarrjet e
tyre dhe më në fund qenë detyruar të hiqnin dorë prej Ilirisë.
Ndërkaq gjendja në Greqi mbetej e paqëndrueshme. Sundimtarët
maqedonë, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendën
tërësisht të angazhuar në teatrin grek të veprimeve politike e
ushtarake për të ruajtur hegjemoninë e Maqedonisë në këto anë.

Për shtetin ilir kjo qe një periudhë qetësie në marrëdhëniet me
fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë, dhe me këtë duhet shpjeguar edhe
heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai që « diti, siç pretendohet,
t’u imponojë paqen fqinjëve veriperëndimorë ». Burimet nuk bëjnë fjalë
për një gjë të tillë. Në qoftë se midis Ilirisë dhe Maqedonisë nuk pati
në këtë kohë ndonjë konflikt, kjo duhet shpjeguar më tepër me faktin se
ilirët, të lodhur nga luftërat e deriatëhershme, nuk mundnin, pra, edhe
nuk kërkuan t’i shfrytëzonin vështirësitë e Maqedonisë në interes të
tyre.

Ndërkaq ka të ngjarë që nga mesi i shek. III p.e. sonë ose pak më parë
shteti ilir të ketë njohur një periudhë trazirash të brendshme,
hollësitë e të cilave nuk njihen mirë. Nuk është çudi që zhvillimi i
vrullshëm i qyteteve të veriut, të mbetura jashtë konflikteve luftarake
që prekën pjesën jugore të shtetit ilir bashkë me qytetet e
tij, të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar
apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqyrohen
vetëm në zëvendësimin e dinastisë sunduese të Glaukisë me atë të Agronit
dhe në shkëputjen e dy qyteteve të rëndësishme të Adriatikut Lindor, të
Dyrrahut e të Apolonisë, nga shteti ilir.

Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10005747
Join date : 08/01/2011
Age : 19
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Historia e popullit Shqiptar

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:44 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi