Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.

Join the forum, it's quick and easy

Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.
Shqiptar Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Welcome
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 52 më Sat Sep 16, 2023 7:29 pm
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 


Tema Fundit
» si e mendoni ju veten tuaj dhe pse
Gjergj Fishta EmptyFri Jul 25, 2014 2:50 am nga tereza

» cfare jan meshkujt?
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 2:12 pm nga tereza

» Filloni nje dialog me fjalen "MOS"
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 10:57 am nga tereza

» Realizimi i endrres sime per te ardhmen......
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 10:55 am nga tereza

» Nje sygjerim se si mund te prezantoni veten!!
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 10:51 am nga tereza

» divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje???
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 10:48 am nga tereza

» Synimet, ambiciet tona ne jete?
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 10:45 am nga tereza

» cilen kenge preferoni me shume edhe pse???
Gjergj Fishta EmptyThu Jul 24, 2014 10:42 am nga tereza

» I ndalohet rreptesisht nje femre.....
Gjergj Fishta EmptyThu Jan 09, 2014 9:13 am nga Gangsterja

Social bookmarking

Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of Shqiptar on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of Shqiptar Forum on your social bookmarking website

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Mundësuar

Gjergj Fishta

Shko poshtë

Gjergj Fishta Empty Gjergj Fishta

Mesazh nga Admin_ergis Thu Feb 17, 2011 12:16 pm



Lindi në fshatin e vogël
Fishtë të Zadrimës më 23 tetor
1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë
shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij
i bie në sy famulltarit të fshatit, i
cili e dërgon Fishtën në Seminarin
Françeskan të Shkodrës. Më
1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon
në këtë shkollë. Këtu ai
shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet
për studime në Bosnjë. Vitin e parë
e kaloi në Guçjagorë afër
Travanikut. Mësimet filozofike i mori në
kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike
në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe
janë edhe "Ushtrimet e para poetike".
Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

I formuar në periudhën
e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë
Gjergj Fishta është një nga vazhduesit
më autentikë dhe të drejtpërdrejtë
të saj, shprehës i idealeve atdhetare
dhe demokratike në kushtet e reja që u
krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat
e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë
e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës
letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi,
realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta
shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve.
Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues
dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi",
të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng
Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie
u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj
periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës
françeskane në Shkodër gjer atëherë
e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë
ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi
në këtë shkollë. Arrin të
botojë këngët e para të "Lahutës
së Malësisë", kryevepër
e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më
1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat
e Parnasit", më 1909 përmbledhjen
lirike "Pika voëset" më 1913
"Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar.
Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin
e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë
"Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit
dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë,
por Luftën Ballkanike dhe Konferencën
e Ambasadorëve me një brengë të
madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte
ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive
ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken
në poezitë, por edhe në shkrimet
publiçistike që boton në revistën
"Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore,
të cilën e themeloi në tetor 1913
dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin
austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë"
(1916-1917), më 1916 themelon, bashkë
me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që
kishte për qëllim krijimin e gjuhës
letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore
përkon me pjekurinë e plotë të
personalitetit të Fishtës si poet, si
intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi
i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është
sekretar i përgjithshëm i delegacionit
shqiptar në Konferencën e Paqes në
Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës.
Në prill 1921, në mbledhjen e parë
të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar.
Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari
të dënduara politike. Merr pjesë
në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet
pas rikthimit të Zogut në Shqipëri.
Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë,
krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj
kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave,
dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në
Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë
së Fishtës. Kësaj etape i vë
vulën përfundimi e botimi i plotë
i "Lahutës së Malësisë",
(1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare
e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme.
Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix".
Më 1939 Italia e bën anëtar të
Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në
"Albania", më 1899, me pseudonimin
E popullit. Gjatë veprimtarisë së
dendur botuese, e cila, përveçse në
librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista
të kohës brenda edhe jashtë vendit,
veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës,
ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë
ishte poet. Përkushtimin më të madh
e pati ndaj epikës. "Lahutës së
Malësisë", veprës së jetës,
ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra
tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena"
u botua jo plotësisht në shtypin periodik.
Tonet e madhërishme heroike, burimësia
e papërsëritshme e përfytyrimeve,
shqiptarësia në dhënien e mjediseve,
heronjve, rrethanave që kanë bërë
që Fishta, si epik të quhej "Homer
i Shqipërisë". Ndërthurjet e
ndryshme të mitologjisë me realitetin,
ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm
filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë
që Fishta të krahasohet në këtë
lëmë me Gëten e Danten.
Admin_ergis
Admin_ergis
Admin
Admin

Numri i postimeve : 127
Pikët : 10011555
Join date : 08/01/2011
Age : 27
Location : sarande,albania

http://forum.ergis.co.cc

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi