Welcome
identifikimi
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 52 më Sat Sep 16, 2023 7:29 pm
Kërko
Tema Fundit
Social bookmarking
Bookmark and share the address of Shqiptar on your social bookmarking website
Bookmark and share the address of Shqiptar Forum on your social bookmarking website
Mitrush Kuteli
Faqja 1 e 1
Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli është pseudonimi
i Dhimitër Paskos, i njërit prej prozatorëve
më të shquar të letërsisë
sonë, ushqyer që në fëmijëri
me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të
malësisë së Pogradecit, qytetit të
lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe
letërsinë botërore, ai arriti të
krijojë një prozë realiste origjinale,
të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme.
Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kuse
të lartat në Bukuresht, ku më 1934
mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike".
Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në
fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa
vdiq, më 4 maj 1967, si përkthyes.Mitrush
Kuteli, si një personalitet demokrat që
i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua
nga shteti monist deri sa u dënua edhe me burgim.
Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu,
kur ai u detyrua ta vazhdojë punën e tij
krijuese në kushte të vështira ekonomike
dhe i lënë në harresë nga shtypi
zyrtar.
Veprimtarinë letrare e nisi me botimin e vjershave
e tregimeve, po edhe me artikuj që kishin një
frymë antizogiste në gazetën "Shqipëria
e re", në Kostancë (Rumani).
Vepra letrare të tij janë vëllimet:
"Netë shqiptare", "Ago Jakupi",
"Kapllan aga i Shaban Shpatës", "Dashuria
e berberit Artan", "Shënimet letrare",
"Sulm e lotë", "Këngë
e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengë",
"Havadan më havadan", "Tregime
të moçme shqiptare" etj. Si përkthyes
ai pasuroi kulturën shqiptare me Kryevepra të
letërsisë botërore si "Kujtimet
e një gjahtari" të Turgenjevit, "Tregimet
e Petërburgut" dhe "Shpirtra të
vdekura" të Gogolit, "Zotërinj
Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit,
vepra të Gorkit, të A.Tolstoit, të
Paustovskit poezi të Pablo Nerudës etj.
Tregimet e Kutelit ose rrëfimet, siç i
quan ai, përbëjnë në përgjithësi
një prozë realiste me tërë shqetësimet
e jetës së fshatit malor të Jugut.
Në tregimin e tij gjejmë traditat më
të mira të letërsisë sonë,
përsa i përket rrymës së thellë
demokratike. Personazhi i tregimit të Kutelit
është fshatari shqiptar, i dhënë
në marrdhënie e raporte komplekse me klasën
feudale, në luftën e tij për mbijetesë
në një shoqëri ku sundon anarkia. Në
rrëfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit
shqiptar, po, duke shprehur pakënaqësinë
ndaj realitetit ose shqetësimin për fatin
dhe dinjitetin e njeriut të thjeshtë e për
vlerat shpirtërore të tij në kushtet
e rendit obskurantist, feudal, ai u vu në opozitë
edhe me shoqërinë e kohës. Pra e kaluara
në rrëfimin kutelian u bën jehonë
mjaft problemeve të realitetit shqiptar të
kohës, si gjendjes së rëndë të
fshatarësisë, shfrytëzimit të
egër feudal, përpjekjeve dhe luftrave të
saj për të ruajtur lirinë e për
të jetuar me dinjitet.
Në këto tregime pasqyrohen edhe disa plagë
të rënda të shoqërisë shqiptare
si: kurbeti e vëllavrasja.
Një fshat i tërë shuhet nga veprimet
çnjerëzore të beut, mali mbushet
me kaçakë të betuar për hakmarrje,
dashuria fshihet thellë e më thellë,
shpirti i mërgimtarit digjet nga malli për
vendin e vet, gërmadhat skuqin nga pushtuesit,
kurse fëmijët i kthejnë hallet e rënda
të prindërve të tyre në motive
të lojës së pafajshme dhe kështu
fillojnë të ndjejnë peshën e jetës.
Dallohen për problematikën e rëndësishme,
për tonin e rreptë antifeudal, për
dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të
thjeshtë të popullit, për përbuzjen
ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të
shkatërrojë një traditë të
bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut",
"Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni
me Zallorët", "Gjonomadhë e Gjatollinj",
"Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet
e kujtimeve", "Natë muaji Shembiteri",
"Natë marsi", "Qetësi para
fërtyne" etj.
Dramaciteti i këtyre tregimeve është
gërshetuar me një humor shumë të
hollë, që vjen gjithnjë organikisht,
si sfidim i tragjicitetit. Ai përfaqëson
optimizmin karakteristik të thjeshtë e me
pasione të fuqishme.Tregimet e para të Kutelit
u shquan për lirizmin dhe përshkrime dehëse,
kurse të tjerat u shquan për thellësinë
dhe vërtetësinë e përshkrimit
të jetës.
Historiani, etnografi e filozofi janë shkrirë
me poetin, që i këndoi rrjedhshëm në
prozë jetësinë e popullit të tij.
Tregimet më të mira të tij si: "Xha
Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin
Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj,
karakterizohen nga vërtetësia e pasqyrimit
nga ngrohtësia e ndjenjës dhe bukuria e
mendimit. Në gjithë krijimtarinë e
tij gjejmë përjetësimin e krahinës,
të gjithë malësisë së Pogradecit.
Ai i bëri në prozë krahinës së
tij atë përjetësim që i bëri
Lasgushi në poezi.
Proza kuteliane dallohet për lidhjen e saj të
gjallë me traditën gojore, përrallën,
legjendën e sidomos me baladën e Jugut,
që ndikuan thellësisht në krijimtarinë
e tij. Ky ndikim ndihet në mënyrën
e dhënies së personazhit, në formën
e shpalosjes së fantazisë e nostalgjisë,
në mënyrën e trajtimit të motiveve
e detajeve të shumta epike e lirike, të
dhënies së botës shpirtërore,
të personazheve, në ngjyrat e ndezura dhe
tonet e ngrohta, në zhdërvjelltësinë
e gjuhës, në humorin dhe ironinë e
hollë dhe humanizmin e thellë. Asnjë
prozator shqiptar nuk është mbështetur
kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada
e rapsodia. Në tregimet e Kutelit, të konceptuara
në përgjithësi në trajta epike,
ndihet poezia e një jete të lashtë
shqiptare të rizgjedhur nga shpirti i kombit.
Në disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi
rrugën e zotit", "I pasuri që
ish i varfër fort", "I vdekuri dhe
i gjalli", "Rinë Katerinëza"
etj. Kuteli kërkon një përsosje shpirtërore,
një drejtim të njeriut ndaj së mirës
dhe humanes sipas filozofisë kristiane. Ato karakterizohen
nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa më
e madhe e krijimeve të këtij autori, janë
tregimet mjeshtërore, që e ngritën
prozën tonë të shkurtër në
një shkallë të lartë ideoartistike.
Proza e Kutelit është e fuqishme me frymë
të theksuar popullore, me një gjuhë
shumë të pasur e të përpunuar.
Në përgjithësi ajo është
realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike.
Pothuaj në të gjitha tregimet, ngjarjet
zhvillohen në të kaluarën. Por kjo
e kaluar është një mjedis ku ai qëmton
probleme e motive të rëndësishme të
kohës. Ai vështron në të kaluarën,
për të sjellë jehonën dhe shembullin
e gjithçkaje të mirë, që ruajti
populli ynë nga rebeshet e kohës.
Proza e Kutelit bën pjesë në fondin
e artit të letërsisë sonë. Ai
i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtësinë
e poezinë e saj dhe është shembull
i mbështetjes krijuese në traditën
popullore. Në vitet '30 ky autor kontribuoi shumë
shumë për ngritjen ideoartistike të
prozës sonë të shkurtër në
nivelin e poezisë, sepse deri atëherë
ajo kishte mbetur prapa saj.
Mitrush Kuteli zë një vend të veçantë
në kulturën shqiptare edhe si studiues kritik.
Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerësimi
i drejtë e botimi që u bëri ai veprës
së dy poetëve të shquar të viteve
20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atë
në radhën e kritikëve të talentuar
shqiptarë, me shije të përparuar, me
intuitë artistike, gjykim të thellë
e kulturë të gjerë. Ai gjithashtu mbetet
një folklorist i apasionuar. Materialet që
ai mblodhi me durim e kujdes, i përmblodhi në
vëllimin "Këngë e britma nga qyteti
i djegur", Fryt i përpunimit me mjeshtëri
i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi "Tregime
të moçme shqiptare" etj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Jul 25, 2014 2:50 am nga tereza
» cfare jan meshkujt?
Thu Jul 24, 2014 2:12 pm nga tereza
» Filloni nje dialog me fjalen "MOS"
Thu Jul 24, 2014 10:57 am nga tereza
» Realizimi i endrres sime per te ardhmen......
Thu Jul 24, 2014 10:55 am nga tereza
» Nje sygjerim se si mund te prezantoni veten!!
Thu Jul 24, 2014 10:51 am nga tereza
» divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje???
Thu Jul 24, 2014 10:48 am nga tereza
» Synimet, ambiciet tona ne jete?
Thu Jul 24, 2014 10:45 am nga tereza
» cilen kenge preferoni me shume edhe pse???
Thu Jul 24, 2014 10:42 am nga tereza
» I ndalohet rreptesisht nje femre.....
Thu Jan 09, 2014 9:13 am nga Gangsterja