Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.

Join the forum, it's quick and easy

Shqiptar Forum
Mirëse erdhët në forumin tonë.



Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu! Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!
Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!Regjistrohu!



Tani më e thjeshtë se kur.
nuk ka nevijë për konfirmim në E-Mail.
Shqiptar Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Welcome
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 52 më Sat Sep 16, 2023 7:29 pm
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 


Tema Fundit
» si e mendoni ju veten tuaj dhe pse
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyFri Jul 25, 2014 2:50 am nga tereza

» cfare jan meshkujt?
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 2:12 pm nga tereza

» Filloni nje dialog me fjalen "MOS"
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 10:57 am nga tereza

» Realizimi i endrres sime per te ardhmen......
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 10:55 am nga tereza

» Nje sygjerim se si mund te prezantoni veten!!
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 10:51 am nga tereza

» divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje???
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 10:48 am nga tereza

» Synimet, ambiciet tona ne jete?
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 10:45 am nga tereza

» cilen kenge preferoni me shume edhe pse???
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jul 24, 2014 10:42 am nga tereza

» I ndalohet rreptesisht nje femre.....
“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim EmptyThu Jan 09, 2014 9:13 am nga Gangsterja

Social bookmarking

Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of Shqiptar on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of Shqiptar Forum on your social bookmarking website

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Mundësuar

“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim

Shko poshtë

“Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim Empty “Shekulli”: Berisha i trembet një atentati me shpërthim

Mesazh nga Admin_ana Sat Feb 26, 2011 12:13 pm

Tiranë, 25 shkurt - Paranojë apo kërcënim real, kjo nuk dihet, por ajo që shihet qartë është që kreu i ekzekutivit, po fortifikon çdo ditë e më shumë shtëpinë, zyrën, Kuvendin dhe çdo copë terreni tjetër ku shkel, shkruan sot e përditshmja e Tiranës, “Shekulli”. Makina që bllokojnë sinjalet elektronike kur S.Berisha lëviz me makinë, qen antiminë që kontrollojnë deri edhe gazetarët, ndalime parkimi në një perimetër shumë të gjerë rreth shtëpisë së tij, gardistë në pallatet rreth godinës ku ka apartamentin, janë vetëm disa nga masat e mara, për të mos përmendur super-makinën e blinduar me vlerë kolosale, e cila është porositur dhe detaje për të cilën, u botuan pak kohë më parë në shtyp. Vlera e saj do të ishte 700 mijë euro dhe do të garantonte siguri maksimale ndaj çdo lloj sulmi. Deri më tani kryeministria nuk ka njoftuar blerjen apo jo të saj.
Sipas kësaj gazete, masat e para të marra nga kryeministri dhe Garda e Republikës që ka për detyrë sigurinë e tij janë ato pranë shtëpisë. Rruga "Mustafa Matohiti", ku banon kreu i qeverisë, është e bllokuar prej shumë ditësh. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohet që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.
Por masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga "Mustafa Matohiti", ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore është ndaluar parkimi edhe në rrugën "Papa Gjon Pali II". Nga kryqëzimi i rrugës "Mustafa Matohiti" e deri tek kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit janë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.
Masat e rrepta të sigurisë shtrihen edhe brenda godinës së Këshillit të Ministrave, shkruan sot “Shekulli”. Hyrja është përforcuar me zinxhirë e tela, por jo vetëm ajo. Dy dyer të blinduara në ambientet e brendshme ndalojnë njerëzit që ti afrohen si më parë zyrës së kryetarit të Këshillit të Ministrave. Sipas një burime të Shekullit nga Garda, xhamat janë të blinduara, të llojit që përballojnë plumba të kalibrit të vogël. Situata është më ndryshe edhe në zyrën e kryeministrit.
Në daljet publike shihen ndryshime të shpeshta të orareve të paralajmëruara ose të itinerarit të lëvizjeve, shton kjo gazetë. Në mitingun e 20 shkurtit, Berisha mbërriti 40 minuta pas orarit të paralajmëruar, dhe rrethohej nga truproja në çdo hap, madje nga fotot e Juta Benzeberg botuar një ditë më pas në Shekulli, shihen edhe momente acarimi mes gardistëve dhe njerëzve në radhën e parë të turmës. Edhe në ato pak minuta kur kryeministri i gjend në podium, e gjithë situata kontrollohej rreptësisht. Kishte snajperë në çatinë e Korpusit të UT-së dhe një kordon i pazakontë rojesh nuk lejuan as simpatizantët e PD-së që ti afroheshin podiumit.


Risia këtë herë ishte ndalimi i valëve të celularëve. Celularët nuk punonin kur ndodheshe pranë kryeministrit Berisha. Një sy eksperti dalloi lehtë një makinë rreth shtatë metra larg podiumit. Ajo kishte një antenë në formë pllake, e ngjashme me aparaturat që ndalojnë valët në një perimetër të caktuar. E njëjta strategji ka gjasa të jetë përdorur që prej 21 janarit. Atë ditë pasdite telefonat celularë nuk punonin pranë kryeministrisë. Të kontaktuar nga "Shekulli", të gjitha kompanitë e telefonisë celulare thanë që nuk kishin pasur asnjë defekt dhe se antenat e tyre kanë funksionuar rregullisht. "Valët nuk i kemi ndaluar ne, duhet të pyesni tjetërkund",- thanë kompanitë e telefonisë celulare.
Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha janë vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, janë kontrolluar ditën e hënë deri edhe nga qentë antiminë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. S.Berisha ndodhej në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Në seancën e javës së shkuar janë numëruar më shumë se 70 punonjës të sigurisë në korridoret e Parlamentit, numër i pazakontë për atë mjedis. Poshtë vendit ku ulet kryetari i qeverisë janë vendosur dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijon një gardh sigurie që qëndron ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.
Qentë antiminë janë bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë është i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiten punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollojnë të gjithë ambientet. Ata shoqërohen edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindet se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitet në studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.
Deri më tani Garda e Republikës që merret me sigurinë e kreut të qeverisë dhe Policia e Shtetit nuk kanë bërë publik asnjë kërcënim të mundshëm ndaj Sali Berishës. Këto janë dy institucionet e vetme që mund të raportojnë kërcënime të tilla pasi Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme janë shpallur "armiq të qeverisë" dhe (duke besuar së paku deklaratat publike të S.Berishës) informacionet që përcillen prej tyre janë të papranueshme.
Pavarësisht nëse e gjithë kjo, ka të bëjë me paranojë apo me kërcënim real, teknikisht, thuajse të gjithë ekspertët e sigurisë të pyetur nga Shekulli për këto masa sigurie bien dakord në një pikë: Lloji i masave të ndërmarra, tregon se frika është për një atentat në distancë, pra një shpërthim. Ky përfundim del duke parë se masat kanë perimetër të gjerë sigurie (rruga e banesës), i tremben një telekomandimi shpërthimi me celular (makina e bllokimit të valëve), prania e qenve anti-shpërthim pranë zonave ku i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë (studiot televizive, kuvendi etj), përfundon shkrimi në gazetën “Shekulli”
Admin_ana
Admin_ana
Admin
Admin

Numri i postimeve : 43
Pikët : 30334
Join date : 24/01/2011
Age : 30
Location : saranda

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi